Hyrja në eurozonë - ku ndodhen 20 ekonomi të mëdha të Evropës - ka pasoja për 10, 20, 30 vitet e ardhshme, tha kryeministri Rosen Zheljazkov për BNT, cituar nga BTA.Sipas tij, përfitimet afatgjata janë një vlerësim më i lartë i kreditit, më shumë investime, promovimi i tregtisë dhe turizmit dhe besim më i madh në ekonominë bullgare.
Rrumbullakosja e çmimeve drejt kufirit të sipërm gjatë konvertimit të valutave ka ndodhur edhe në vende të tjera, por autoritetet në vendin tonë janë të përgatitura që kjo të mos ndodhë, prandaj veprimet nuk fillojnë nga 1 janari 2026, por gjashtë muaj më parë, tha gjithashtu kryeministri. Ai shtoi se që nga 3 qershori, Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit është në zinxhirët e mëdhenj për të monitoruar çmimet. Fushata informuese për përgatitjen e njerëzve për vënien e euros do të jetë e fokusuar posaçërisht te më të prekshmit. Ministria e Brendshme po harton plane për të garantuar sigurinë e njerëzve kur të fillojë këmbimi valutor, theksoi Rosen Zheljazkov.
Lexoni më shumë mbi temën:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..