Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 6 qershorin 2025

Mot i nxehtë me reshje të shkurtra shiu

Foto: BGNES

Të premten para mesditës, vranësirat do të ulen përkohësisht, por pasdite do të shfaqen përsëri retë e shiut. Në shumë zona në gjysmën perëndimore të vendit, do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të jenë midis 29° dhe 34°, në Sofje - rreth 29°.

Mbi malet do të ketë re të konsiderueshme. Në shumë vende në masivet e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë shira afatshkurtra  të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e dobët dhe mesatare nga veri-verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 22°, në 2000 m - rreth 15°.

Do të ketë vranësira të konsiderueshme mbi bregun jugor të Detit të Zi, ndërsa para mesditës do të jetë kryesisht me diell përgjatë bregdetit verior. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 24° dhe 29°, dhe temperaturat e ujit të detit midis 19° dhe 23°. Valët e detit do të jenë rreth 2 ballë.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në mëngjes, në disa lugina dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar për shkak të..

botuar më 25-10-20 7.50.MD

Zyra e Prokurorit Evropian heton projekte në Bashkinë e Plovdivit

Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me përmirësimin e hapësirave të gjelbra urbane dhe publike në qytet, njoftoi Përfaqësia e PE-së në..

botuar më 25-10-20 4.38.MD

Zyra e Prokurorit Evropian heton një fermë fiktive të midhjeve në Detin e Zi

Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine në komunën e Nesebërit kanë nxitur një hetim nga Zyra e Prokurorit Evropian. Projekti u..

botuar më 25-10-20 2.24.MD