Një takim i zgjeruar i Këshillit të Rektorëve të Institucioneve të Arsimit të Lartë u mbajt më 5 qershor në Burgas, bënë të ditur sot nga këshilli në një njoftim për shtyp. Ndër të pranishmit në takim ishte edhe drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, Rajna Manxhukova. Ajo u bëri thirrje rektorëve të zgjerojnë rrethin e qytetarëve bullgarë dhe të huaj me prejardhje bullgare, që do të marrin lehtësime kur zgjedhin një institucion bullgar të arsimit të lartë.
"Bullgarët nga jashtë vendit që hyjnë në institucionet bullgare të arsimit të lartë janë një burim serioz për zgjidhjen si të krizës së punës ashtu edhe të krizës demografike. Një numër i madh i të rinjve që diplomohen në universitetet tona mbeten në Bullgari. "Është e rëndësishme që të ndërmarrim hapa për të rritur numrin e këtyre njerëzve, duke mos i kufizuar ata vetëm te bullgarët nga komunitetet historike, të cilët përfitojnë nga fuqitë e ligjit dhe Dekreti 103 i Këshillit të Ministrave", theksoi Manxhukova.
Sipas saj, që nga viti 1993, kur u miratua ky dekret, nuk është bërë asnjë analizë se çfarë ndodh me qindra mijëra studentë që morën arsimin e tyre në Bullgari - nëse ata e ushtrojnë specialitetin nga i cili janë diplomuar këtu dhe nëse kanë mbetur në vendin tonë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Këshilli i Rektorëve
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...