Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është bashkëprodhuese në dy nga titujt e filmave në Festivalin e Filmit në Karlovy Vary

Foto: Karlovy Vary International Film Festival

Nga data 4 deri më 12 korrik, në qytetin çek Karlovy Vary do të mbahet edicioni i 59-të i festivalit ndërkombëtar të filmit. 9 nga gjithsej 11 titujt në garën për çmimin “Globusi i Kristaltë” janë premiera botërore. Vendi ynë përfaqësohet atje me dy filma, në të cilët është bashkëprodhues me Turqinë dhe Serbinë. Njëri është “Cinema Jazireh” i regjisores turke Gjözde Kura, veprimi i të cilit zhvillohet në Afganistan gjatë qeverisjes së talebanëve. Filmi është bashkëprodhim i Turqisë, Iranit, Bullgarisë dhe Rumanisë. Nga ana bullgare, bashkëprodhuese është Svetlla Cocorkova. Në programin e dytë garues të festivalit, të quajtur “Proksima”, marrin pjesë 13 filma. Njëri prej tyre është bashkëprodhim midis Serbisë, Kroacisë dhe Bullgarisë – “Si ka mundësi që këtu çdo gjë është jeshile?”. Subjekti i tij na çon në jetën e përditshme të një regjisori, i cili nuk është i kënaqur nga karriera e tij dhe vendos të niset me familjen e vet. Gjatë udhëtimit, ai zbulon gjëra të reja për prindërit e vet dhe për ta.

'Babai'

Produksione bullgare kanë fituar “Globusin e Kristaltë” dy herë gjatë pesë viteve të fundit. Në vitin 2019 këtë e bëri “Babai” i regjisorëve Kristina Grozeva dhe Petër Vallçanov. Ndërsa në vitin 2023, statujën prestigjioze e mori “Mësimet e Bllagës” i Stefan Komandarevit, së bashku me çmimin për aktoren më të mirë, i dhënë aktores kryesore në film – Eli Skorçeva.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Karlovy Vary International Film Festival, nfc.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veliko Tërnovo dhe Gabrovo kandidojnë së bashku për Kryeqytet Evropian të Kulturës 2032

“Banorët eqyteteve Veliko Tërnovo dhe Gabrovo e meritojnë të jenë kandidatura fituese për Kryeqytetin e ardhshëm Evropian të Kulturës në Bullgari, për vitin 2032”, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit historik Veliko Tërnovo, Daniell Panov.  Ideja..

botuar më 25-08-24 6.55.PD

Krijues të njohur do të marrin pjesë në punëtorinë artistike “Krijuesi dhe natyra” buzë Danubit

Punëtoria e 29-të kombëtare e arteve pamore “Krijuesi dhe natyra” do të zhvillohet në fshatin Vetren, buzë lumit Danub, nga data 22 deri më 28 gusht, njoftuan për BTA organizatorët nga Shoqata Lokale e Piktorëve dhe Komuna e qytetit Silistra. Në..

botuar më 25-08-22 6.10.PD

Bullgaria është mikpritëse e një forumi evropian për gjuhët klasike

Bullgaria është për herë të parë mikpritëse e konferencës vjetore të Euroclassica – federata evropiane e mësuesve të gjuhëve klasike, njofton BTA. Ngjarja ndërkombëtare, e cila po zhvillohet në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", vendos..

botuar më 25-08-21 3.59.MD