Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Statistika Kombëtare raporton një rritje të qëndrueshme të PBB-së prej 3.1%

Foto: arkiv

Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave.

I ripërllogaritur në euro, PBB-ja është 23.324 miliardë euro, duke i takuar 3626 euro për frymë.

Vlera e Shtuar Bruto (VSB), e krijuar nga degët e ekonomisë kombëtare gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, arrin në 19.482 miliardë leva sipas çmimeve aktuale.

Të dhënat për tremujorin e parë të vitit 2025 tregojnë gjithashtu një rritje të konsumit final me 2.3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, eksporti i mallrave dhe shërbimeve ra me 2.4%, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve u rrit me 0.3% krahasuar me tremujorin e kaluar.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Brukseli ka rritur parashikimin e rritjes për ekonominë bullgare në vitin 2025

PBB-ja e Bullgarisë në vitin 2025 do të rritet me 3%, parashikon Komisioni Evropian në Parashikimin e tij Ekonomik të Vjeshtës, raporton BTA. Kjo është një rritje krahasuar me normën prej 2% të vendosur në parashikimin e pranverës të institucionit...

botuar më 25-11-17 3.26.MD
Ministri i Energjis[ Zheço Stankov

Nëse është e nevojshme, SHBA-të mund ta zgjasin përjashtimin për Bullgarinë në rastin Lukoil

Bullgaria nuk ka kushte shtesë nga SHBA-të në lidhje me përjashtimin e bërë për vendin nga sanksionet kundër Lukoil, tha për BNT Ministri i Energjisë Zheço Stankov. Nëse është e nevojshme, shtyrja e sanksioneve kundër Lukoil mund të zgjatet, siguroi ai,..

botuar më 25-11-17 12.17.MD

Paga mesatare bruto për shtatorin ishte 2 580 leva (1 319.13 euro)

Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2 580 leva. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, paga mesatare mujore u rrit me 12.0%, ku..

botuar më 25-11-16 7.20.PD