Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova u uroi bullgarëve në Shqipëri që të ruajnë identitetin e tyre

Natalija Kisellova me minoritetin bullgar në Shqipëri
Foto: Kuvendi Popullor

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri. Në krye të një delegacioni parlamentar bullgar, Natalija Kisellova vizitoi Shqipërinë për të marrë pjesë në seancën e 12-të plenare të Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, raporton BTA.

Ruajtja e vetëdijes bullgare jashtë vendit kërkon përpjekje të përditshme si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga komunitetet bullgare jashtë vendit, tha Kisellova. Ajo i përgëzoi të gjithë bullgarët për kontributin e tyre personal në njohjen e pakicës bullgare në Shqipëri dhe në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave bullgare.

Natalija Kisellova shprehu gjithashtu besimin e saj se organizatat e bullgarëve që jetojnë në Shqipëri do të ruajnë angazhimin e tyre për ruajtjen dhe transmetimin e vlerave, gjuhës, zakoneve dhe kulturës bullgare. Ajo gjithashtu u uroi bullgarëve në Shqipëri që të mos e harrojnë Bullgarinë dhe t'ia kalojnë dashurinë e tyre për atdheun e tyre historik brezave të rinj.

Kisellova dha një intervistë për Radio Televizionin Kombëtar Shqiptar. Gjëja më e mirë për rajonin e Ballkanit është që të gjitha vendet të jenë pjesë e BE-së, tha ajo, dhe theksoi se nuk ka garanci më të mirë për paqen dhe stabilitetin në rajon sesa anëtarësimi në BE dhe NATO.

Mësoni më tepër për bullgarët në Shqipëri nga arkivi ynë:

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Kuvendi Popullor


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ura e fjalëve dhe kujtesës – Dimi Komanduçi për projektin e saj “Karizma e bullgarit”

Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..

botuar më 25-11-26 8.00.MD

Nga dialekti palken në gjuhën letrare – në Timishoara nisi funksionimi i lektoratit të gjuhës bullgare

Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit  dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..

botuar më 25-11-26 6.55.PD

Inteligjenca artificiale mundëson qasje të personalizuar në shkollat bullgare

Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..

botuar më 25-11-25 8.00.MD