Ndoshta jam i modës së vjetër, por besoj fuqimisht në demokraci me propozimin tim për një referendum mbi aplikimin e euros në Bullgari. Disa udhëheqës besojnë te teknokracia, të tjerë te forca lëvizëse e ekonomisë. Por nëse nuk ka demokraci, e gjithë struktura shoqërore është e dënuar të dështojë. Kjo është ajo që presidenti Rumen Radev tha para gazetarit Riçard Kuest nga CNN pas hapjes së Forumit Ndërkombëtar të Investimeve të Tashkentit. Nuk ka dhe nuk mund të ketë krizë kushtetuese për shkak të refuzimit të referendumit. Megjithatë, kjo do të dëmtojë kontratën sociale midis qeverisë dhe qytetarëve bullgarë, tha gjithashtu presidenti.
Koha për një referendum mbi vendosjen e euros në Bullgari nuk ka kaluar ende. Proceset janë jashtëzakonisht dinamike dhe gjithçka po ndryshon shumë shpejt, madje edhe brenda vetë BE-së. Një tregues i kësaj është largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga bashkimi, shtoi presidenti, i cituar nga shërbimi për shtyp i institucionit presidencial.
“Në planin afatmesëm dhe afatgjatë, euro pritet të sjellë përfitime për ekonominë bullgare, por mungesa e konsensusit në shoqërinë tonë nuk ka të bëjë me rrugën evropiane të vendit, por nëse Bullgaria është gati të aplikojë euron në vitin 2026”, tha Radev në intervistë, të cituar nga BTA.
Lexoni më shumë mbi temën në publikimet e mëposhtme:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Prezidenca
Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..