Qyteti i Gabrovos po pret panairin udhëtues të librit "Shtegu i Librit". Eventi do të mbahet nga 12 deri më 15 qershor në zonën qendrore të këmbësorëve të qytetit, ku pesë tenda ekspozite do të paraqesin prodhimin e 16 shtëpive botuese bullgare. Vizitorët do të kenë mundësinë të njihen me tituj të rinj dhe të takojnë autorë, njofton Shoqata “Libri Bullgar”.

Hapja zyrtare është sonte në orën 17:30 me pjesëmarrjen e Orkestrës së Gabrovos. Po atë mbrëmje në orën 18:00 do të ketë një takim me shkrimtarin Georgi Bërdarov, fitues i Çmimit Evropian për Letërsi 2021 për romanin e tij “Аbsolvo te”.
Eventi mbahet me mbështetjen e Bashkisë së Gabrovos dhe është pjesë e misionit të Shoqatës “Libri Bullgar” për të promovuar leximin dhe për të mbështetur botimin e librave.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA (arkiv), organizatorëtRritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..