Gjykata Themelore në Manastir shpalli një dënim me kusht prej 1 viti me periudhë prove prej 2 vitesh në procesin gjyqësor kundër Ljubço Georgievskit, kryetar të shoqatës së shfuqizuar të Klubit Kulturor “Ivan Mihajllov”, tha për BTA avokati i tij Naser Raufi. Ljupço Georgievski është në gjyq për "ksenofobi, racizëm dhe përhapje të urrejtjes racore në mënyrë elektronike përmes citimeve nga Ivan Mihajllov të shpërndara në faqen e Facebook-ut të shoqatës", pretendojnë magjistratët maqedonas.
Ne do t'i informojmë partnerët tanë nga vendet e BE-së për këtë proces të fundit ligjor, i cili nuk mund të karakterizohet si asgjë tjetër përveçse si një veprim ndëshkues kundër përfaqësuesve të komunitetit bullgar. Këtë e deklaroi zëvendësministrja e punëve të jashtme Elena Shekerletova para gazetarëve në Vjenë. Ajo tha se ministria e ndjek nga afër zhvillimin e çështjes që nga fillimi, por ishte përmbajtur në komentet e saj për shkak të respektit parimor për gjykatën.
Në qëndrimin e saj, Ministria e Jashtme deklaroi se motivet e dënimit do të analizohen me shumë detaje. "Është absolutisht e papranueshme që në një shtet që pretendon të jetë shembull i një demokracie multietnike funksionale, shprehja e hapur e përkatësisë ndaj popullit bullgar, nderimi i simboleve dhe heronjve kombëtarë bullgarë dhe shpërndarja e letërsisë autentike bullgare të ndëshkohen me kërcënime për burg", thuhet në qëndrimin e Sofjes.
“Nuk ka mëdyshje se qasja e autoriteteve në Maqedoninë e Veriut, së bashku me krijimin e qëllimshëm të një atmosfere të intolerancës përmes retorikës së vazhdueshme antibullgare, synon të mbjellë frikë nga ushtrimi i të drejtës për vetëidentifikim të lirë, si dhe të margjinalizojë dhe stigmatizojë komunitetin bullgar,” thuhet në një deklaratë për media nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Për ministrinë është e qartë se kjo nuk është thjesht një proces gjyqësor kundër Ljupço Georgievskit, por një proces që zhvillohet kundër të gjithë atyre që ndihen dhe shprehen si bullgarë dhe që këmbëngulin që të respektohen të drejtat e tyre njerëzore dhe qytetare, tha zëvendësministrja Shekerletova. Ne do ta inkurajojmë atë të apelojë vendimin dhe, nëse është e nevojshme, të shkojë deri në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, shtoi ajo.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Rumania rinegocion me BE-në Planin e saj Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri Komisioni Evropian miratoi variantin e ri të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Rumanisë, njoftoi ministri për fondet evropiane Dragoș Pîslaru, i..
“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje të qëllimshme të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të aleatëve dhe partnerëve..
“Industria bullgare e mbrojtjes, e cila ka provuar cilësinë e saj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Vietnamin në fushën e..