Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të ketë vranësira mbi zonat malore. Era do të mbetet e dobët nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 30 dhe 35°, në kryeqytet do të jetë rreth 30°.
Në male do të jetë kryesisht me diell. Do të zhvillohen vranësira rreth dhe pas mesditës. Vetëm në vende të izoluara në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore është e mundur të bjerë shi i lehtë afatshkurtër. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 23°, në 2000 metra - rreth 15°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me diell me rritje të përkohshme të vranësirave në orët e pasdites. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 25 deri në 28°. Temperatura e ujit të detit është 21-23°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..