Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapësira – nga vendet e shenjta të tokave tona te arritjet e shkencëtarëve bullgarë

7
Foto: Desisllava Shapkarova

Muzeu Etnografik Kombëtar në Akademinë Bullgare të Shkencave prezanton ekspozitën e tij të re "Qielli Yjor – Mitologjia dhe Shkenca", e cila pasqyron njohuritë për Hapësirën nga antikiteti deri në ditët e sotme dhe shqyrton mitologjinë, besimet e lashta dhe njohuritë e thella për trupat qiellorë të shkrimtarëve tanë mesjetarë dhe inovacionet e shkencëtarëve modernë bullgarë, të cilët janë pak të njohur për publikun e gjerë, por kontribuojnë në zhvillimin e astronomisë në shkallë globale edhe sot. Instalacioni do të jetë i disponueshëm për vizitorët deri në maj 2027 dhe është një studim në shkallë të gjerë i paraqitur nga një ekip ndërdisiplinor, i cili, me ndihmën e teknologjisë së lartë, e zhyt shikuesin në përvoja të pasura shqisore.


Vetë ekspozita është e ndarë në tre pjesë. Ja se çfarë na tregoi asistenti kryesor dr. Ilija Vëlev:

Dr. Ilija Vëlev

"Pjesa e parë shqyrton historinë e njohurive astronomike në gjerësitë tona gjeografike. Seksioni "Observatorët e Lashtë" paraqet njohuritë e njerëzve të lashtë për qiellin yjor; vazhdon me burimet e para të shkruara; praktikat tradicionale për matjen e kohës dhe navigacionit; përfytyrimet për trupat qiellorë në tre fetë kryesore - Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin dhe lidhjen e tyre me qiellin yjor. Përfundon me fillimin e edukimit aktual astronomik, zhvillimin e astronomisë në Bullgari, zbulimet shkencore të shkencëtarëve bullgarë, fluturimet e astronautëve tanë, dërgimin në hapësirë të këngës "Ka dalë Delju Hajduti" të interpretuar nga Valja Ballkanska dhe shumë pajisje moderne bullgare që janë në orbitë. 


Pjesa e dytë shqyrton të gjitha objektet në qiellin yjor, fenomenet interesante dhe mënyrën se si i shpjegonin ato paraardhësit tanë. Prezantohen kometat, meteorët, planetët dhe hapësira e thellë. Pjesa e tretë është një planetarium i improvizuar - një sallë yjesh, në të cilën projektohet një film, i montuar posaçërisht për ekspozitën, i cili bën një retrospektivë nga vëzhgimet astronomike amatore nga toka, përmes teleskopëve profesionistë, për të arritur më në fund fluturimet hapësinore përtej gravitetit të Tokës.”



Lexoni më shumë në arkivin tonë:

Ilija Vëlev është i bindur se ekspozitat nga koleksioni etnografik, siç janë bizhuteritë dhe objektet e përditshme që lidhen me imazhet e magjisë, do të jenë jashtëzakonisht interesante për vizitorët, pasi përveçse të bukura dhe kurioze, secila prej tyre ka historinë e vet që lidhet me imazhet e objekteve qiellore. 


Në ekspozitë mund të shihen: pajisja e përdorur për të zbuluar planetin xhuxh Pluton, kostumi hapësinor i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov; mund të dëgjohen disqet e arta direkt nga faqja e internetit e NASA-s; të shikohet serra e parë hapësinore në botë – vepër e shkencëtarëve bullgarë; të mësojmë se Bullgaria renditet e treta në botë për prodhimin e ushqimit hapësinor, si dhe të vëzhgohen imazhe të trupave qiellorë – sikur përmes një dritareje anijeje kozmike. Sipas Dr. Vëlev, është gjithashtu mirë të shihet një pajisje unike – planetariumi i parë për vendin tonë, i cili u ndërtua në vitin 1962 në Dimitrovgrad. Dr. Valev vazhdon:


"Do të doja të tërhiqja vëmendjen te modeli i radioteleskopit të parë të sapo ndërtuar në vendin tonë, i cili së shpejti do të vendoset pranë Observatorit në Rozhen.

Ne kemi pajisje interesante, të cilat tregojnë lëvizjen e planetëve rreth Diellit ose demonstrojnë në një mënyrë shumë interesante lëvizjen e Hënës në lidhje me Tokën dhe të Tokës me Hënën në lidhje me Diellin - ato vizualizojnë shumë mirë se si ndodhin eklipset hënore dhe diellore. Radioja Kombëtare Bullgare na siguroi zërin e Elisaveta Bagrjanës (poeteshë e njohur bullgare) , e cila është një nga të paktët njerëz të famshëm që e ka parë Kometën e Halejit dy herë në jetën e saj. Ajo i kushton tre nga poezitë e saj kësaj komete, të cilat u regjistruan nga Fondi i Artë i Radios Kombëtare Bullgare dhe tani mund të dëgjohen nga vizitorët tanë këtu", thotë Dr. Vëlev. Dhe ekspozita, si shumica e projekteve të muzeut, është përkthyer në anglisht që të jetë e arritshme për turistët e huaj, të cilët përbëjnë gjysmën e vizitorëve.


Planifikojmë të krijojmë programe të veçanta edukative dhe leksione të hapura për të gjithë audiencën - nxënës shkolle, studentë dhe të rritur.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Desisllava Shapkarova, Maria Bojaxhieva, Muzeu Etnografik Kombëtar

Video: Desisllava Shapkarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festat unike të operës dhe baletit në Stara Zagora fillojnë më 21 nëntor

Një nga ngjarjet më të rëndësishme në hartën kulturore të Bullgarisë – Festivali i artit operistik dhe baletik në Stara Zagora, fillon tradicionalisht me premierën e mikpritësve nga Opera e Stara Zagorës. Më 21 dhe 22 nëntor, trupa e parë operistike jashtë..

botuar më 25-11-19 8.00.MD
Janka Selimi

Janka Selimi nderohet me Çmimin e Karrierës në Panairin e 28-të të Librit në Shqipëri

Në Panairin e 28-të të Librit në Tiranë, emri i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi u shpall mes fituesve të çmimeve, duke u vlerësuar me Çmim të Veçantë Karriere , nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në..

botuar më 25-11-17 2.20.MD

“Made in EU” i Stefan Komandarev fitoi çmimin në Festivalin e Filmit Arras në Francë

Filmi “Made in EU” fitoi Çmimin e Kritikëve në Festivalin e Filmit Arras në Francë, njoftoi ekipi i filmit të regjisorit Stefan Komandarev. Juria përbëhej nga kritikë filmi dhe gazetarë nga France 2, France Inter, Allociné, Konbini, Vanity Fair dhe..

botuar më 25-11-17 11.41.PD