Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta shiu janë të mundshme vetëm në disa zona malore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 35 gradë, ndërsa në kryeqytet do të jenë rreth 31 gradë.
Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohet vranësirë e tipit grumbull. Reshje të dobëta dhe të izoluara janë të mundshme në disa pjesë të Bullgarisë Perëndimore. Temperatura maksimale në lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 24 gradë, ndërsa në 2000 metra – rreth 15 gradë.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave pasdite. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 25 deri në 27 gradë. Temperatura e ujit të detit është 21 deri në 23 gradë. Dallgëzimi do të jetë nga 1 deri në 2 ballë.
Ditën e enjte, më 19 qershor, moti do të mbetet me diell. Pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave të tipit grumbull, por vetëm në disa zona malore dhe verilindore janë të mundshme reshje të shkurtra lokale. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 31 dhe 36 gradë Celsius.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..