Një premierë e rëndësishme dhe një debutim emocionues priten më 19 qershor në orën 19:00 në sallën "Bullgaria" të kryeqytetit. Letonezja Ksenija Sidorova - një nga zonjat më tërheqëse në skenën klasike bashkëkohore, do të debutojë me Orkestrën tonë Filarmonike Kombëtare. Së bashku me dirigjentin Michal Nesterowicz, ata do të prezantojnë për herë të parë në Bullgari Koncertin e ri për Fizarmonikë dhe Orkestër nga kompozitorja e suksesshme bullgaro-britanike Dobrinka Tabakova.
Vepra, kushtuar Sidorovës, e njohur për virtuozitetin dhe stilin e saj të jashtëzakonshëm, dhe e quajtur nga media "princesha e fizarmonikës" dhe "fizarmonistja joshëse", u porosit nga Orkestra Filarmonike e Sofjes në bashkëpunim me Festivalin Bodensee, Orkestrën Filarmonike të Shtutgartit, Sallën e Koncerteve Dzintaru në Jurmala dhe Shoqëria Mbretërore Filarmonike e Liverpulit.
Partitura pasqyron stilin karakteristik të Tabakovës, duke kombinuar traditat klasike me elementë bashkëkohorë, dhe thekson mundësitë e pasura shprehëse të fizarmonikës si instrument solo në një kontekst simfonik.
Premiera botërore e koncertit – përsëri me Ksenija Sidorova dhe nën dirigjimin e Michal Nesterowicz – u zhvillua më 17 maj në Stuttgart.
Dobrinka Tabakova është një kompozitore me famë botërore, e lindur në Plovdiv. Në moshën 11-vjeçare, ajo u zhvendos me prindërit e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku u diplomua në Shkollën prestigjioze të Muzikës dhe Dramës Guildhall dhe mori një doktoraturë në muzikë nga King's College London.Në vitin 2017, Tabakova u bë kompozitorja rezidente e Orkestrës së Koncerteve të BBC-së. Ajo ka fituar shumë çmime ndërkombëtare, çmime të UNESCO-s dhe një nominim për çmimin Grammy. Muzika e saj është interpretuar në vende të famshme botërore si Royal Albert Hall në Londër dhe Carnegie Hall në Nju Jork.
Krijimi i një koncerti për fizarmonikë është një sfidë e veçantë për autoren, e cila tregon se instrumenti e ka magjepsur prej kohësh: "... nga njëra anë, është një instrument popullor dhe një pjesë e traditës së pasur folklorike evropiane dhe botërore, dhe nga ana tjetër - një kuti mekanike e zezë me një qendër frymëmarrjeje. Këto karakteristika më frymëzuan në kompozimin tim studentor "Fizarmonika", të cilin e kompozova për një ansambël në të cilin instrumenti nuk shfaqej fare. Titulli i punës ishte "Makinë me Shpirt" dhe kjo frazë shërbeu si frymëzim për koncertin e ri për fizarmonikë në një periudhë vendimtare për njerëzimin tonë: një kohë kur shoqëria jonë lufton me idenë e teknologjive që diktojnë kufizimet tona kulturore, kur algoritmet dhe inteligjenca artificiale përpiqen të zëvendësojnë lidhjen e vërtetë dhe kuriozitetin, ndërsa shpirtrat tanë dëshirojnë dashuri dhe mirëkuptim" (Schott Music).
Koncerti është pjesë e programit të Festivalit Ndërkombëtar "Javët e Muzikës në Sofje".
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: sofiaphilharmonic.com
Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet,..
Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij..