Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12 janar 2023.
Rregullat e ndryshuara ndikojnë në kërkesat e cilësisë së ujit dhe prezantojnë masa kundër humbjeve në tubacionet e ujit. Është vërtetuar se mesatarisht 30% e ujit të pijshëm humbet gjatë shpërndarjes tek konsumatorët.
Procedurat vazhdojnë kundër Bullgarisë dhe tre vendeve të tjera për mosrespektimin e rregullave evropiane të zhurmës, duke përfshirë masat e duhura të planifikimit urban dhe mbrojtjes nga zhurma, informoi KE. Rregullat përcaktojnë që vendet duhet të miratojnë hartat e ndotjes akustike në vendbanimet e mëdha, përgjatë linjave kryesore hekurudhore, rrugëve kryesore dhe rreth aeroporteve kryesore, të cilat do të ofrojnë një bazë për identifikimin e masave për të zvogëluar ndotjen akustike.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Komisioni EvropianProkuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja e BNR-së, Sillvia Velikova. Pritet që të premten t’i dorëzohen materialet e çështjes, gjë që tregon..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, në lidhje me përgatitjen e projektbuxhetit për vitin 2026. “Nuk e di kush thotë se “rregulli..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Këtë e deklaroi ministri i drejtësisë, Georgi Georgiev, për BNT...
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..