Një mur mbajtës përgjatë lumit Banshtica në Kjustendill (Bullgaria Jugperëndimore) po bëhet muri më i gjatë ligjor i grafiteve në vendin tonë, transmeton BTA.
“Qëllimi është të tërheqim artistë nga e gjithë bota për të lënë gjurmën e tyre krijuese në qytet, si dhe t'u ofrojmë bullgarëve të rinj hapësirë dhe kushte për zhvillim”, tha Emanuella Djullgerska-Millanova, drejtuese e Departamentit të Kulturës dhe Zhvillimit Shpirtëror në Bashkinë e Kjustendilit. Sipas saj, grafitet nuk janë një formë vandalizmi. "Kjo është një nga gjërat që duam t'ua tregojmë njerëzve që nuk e njohin këtë art", shtoi ajo.
Me rastin e hapjes së murit më 21 dhe 22 qershor, Bashkia e Kjustendilit po organizon Festivalin e Grafiteve “Ngjyrat e Kjustendilit”. Midis pjesëmarrësve do të jetë një artist me famë botërore nga Kolumbia, i cili do të udhëtojë nëpër Evropë këtë verë. Artistët do të pikturojnë së bashku në një sipërfaqe prej rreth 700 metrash katrorë në një atmosferë të këndshme, dhe një DJ do të luajë sete të përshtatshme gjatë punës së tyre.
Lexoni më tepër për artin e grafiteve në Bullgari në arkivin tonë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..