Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në prag të verës

Klimatologu Prof. Georgi Raçev: Ka ujë, por shteti nuk po e menaxhon siç duhet resursin

Foto: BGNES

Në prag të verës astronomike dhe rritjes së temperaturave, gjëja më e rëndësishme është të kesh ujë. Megjithatë, muajt e verës së vitit 2024 ishin një provë e vërtetë për qindra vendbanime në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, të cilat ishin pa ujë ose në një regjim të furnizimit të pjesshëm me ujë. Kriza e ujit i detyroi banorët e një numri qytetesh dhe fshatrash të qëndronin të zgjuar natën në mënyrë që të mund të derdhnin ujë, i cili mezi rridhte nga rubinetat për disa orë në ditë. Natyrisht, me afrimin e nxehtësisë dhe uljen e reshjeve, kthehet pyetja - a do të kemi ujë?

Një deja vu e krizës së ujit nga viti 2024 i kaluar nuk pritet, pasi rezervuarët e mëdhenj të ujit të pijshëm janë plot në nivele mjaft të mira. Këtë e tha klimatologu dhe lektor në Universitetin e Sofjes Prof. Georgi Raçev për Radio Bullgarinë.

Ka ujë të mjaftueshëm, por problemi kryesor është se shteti nuk e menaxhon atë siç duhet, pasi shpërdorimi i burimeve ujore është i përhapur dhe synon përmbushjen e interesave private, është kategorik ai.

Prof. Georgi Raçev

"Detyra kryesore e shtetit është të kontrollojë përdorimin, shpërndarjen dhe rishpërndarjen e burimeve ujore dhe të përpiqet që ata që i përdorin të paguajnë për atë që kanë konsumuar. Ka ujë të mjaftueshëm, por ky ujë duhet të përdoret siç duhet ", është kategorik profesori.

"Bullgaria nuk po vuan nga mungesa e ujit, por nga mungesa e kujdesit. Nëse е pyesni Ministrinë e Mjedisit dhe Ujërave, do t’ju thonë se vetëm 200 mijë njerëz janë në një regjim të përkohshëm të furnizimit me ujë. Ndërsa që nga gushti i vitit të kaluar, kur problemi më i madh ishte thatësira, kryetarët e 425 vendbanimeve nga 105 komuna kanë shpallur zyrtarisht një regjim uji. Kjo është diçka shumë serioze. Organizatat joqeveritare flasin për gjysmë milioni njerëz që janë në një regjim të përhershëm ose të përkohshëm të furnizimit me ujë. Ka rreth 16-17 miliardë metra kub ujë që mund të përdoret, pyetja është se çfarë ndodh me këtë ujë."

Diga Tiça

Aktualisht nuk ka rrezik për krizë uji, rezervuarët e ujit të pijshëm janë në gjendje relativisht të mirë në mesin e qershorit, theksoi eksperti. Dhe ku është zanafilla e problemit, i cili kontribuoi ndjeshëm që qindra mijëra njerëz të mbeteshin pa ujë vitin e kaluar?

"(Shteti) lëshoi sasi të mëdha uji përmes hidrocentraleve të vogla private. Vitin e kaluar, sasi të mëdha uji nga digat tona, kryesisht për ujitje, u lëshuan për të prodhuar një përqindje të energjisë së gjelbër që duhej t'i raportonim BE-së. Dhe kjo ndodhi në maj, i cili ishte me shi, me reshje dyfish më të larta se norma. Mund të kuptoni se për çfarë bëhet fjalë, mbani shënim se nga vijnë paratë dhe ku shkojnë, dhe gjërat do të bëhen të qarta."

Gjithashtu, nuk ka rrezik për krizë uji në Bregun Jugor të Detit të Zi, megjithëse problemet me digat e ujit të pijshëm kanë qenë të pranishme prej vitesh, siguroi Prof. Raçev. Por me një kusht:

Diga Jasna Poljana

"Ndërsa Bregu Verior i Detit të Zi mund të kompensojë me burime lokale, sa i përket digës Jasna Poljana (e cila furnizon kryesisht Bregun Jugor të Detit të Zi - red.), gjërat janë absolutisht njëkahëshe, dhe impianti i trajtimit atje gjithashtu ka nevojë për riparime serioze - aktualisht furnizohen 1 milion metra kub nga atje në muaj, dhe ai ka mbi 15. Madje të mos ketë reshje të konsiderueshme deri në dhjetor, ne do të jemi ende në gjendje të furnizojmë Bregun e Detit të Zi. Përveç nëse është e nevojshme të kullohet. Dhe si do të bëhet kjo pa hidrocentrale? Përmes konsumit të madh. Dhe përmes konsumit të pishinave që po dalin njëra pas tjetrës në hotele. Dhe aktualisht konsumi është gjysmë metri kub në sekondë. Nuk ka asgjë të keqe me këtë, por ky ujë duhet të kursehet dhe të paguhet. Përdorimi i parregulluar i ujit quhet edhe "lidhje me furnizimin me ujë". Është shumë qesharake të flasësh për 80% humbje të ujit përgjatë rrugës. Kështu fshihet kjo lidhje dhe përdorimi i ujit të pijshëm, qoftë për nevoja industriale, për ujitje, edhe pse kjo është e paligjshme. Në fakt një burim shtetëror po përdoret me çmime të ulëta për prodhim", shpjegoi klimatologu.

Dhe ai dha shembullin - apoteozë të problemit. Pas ndërtimit të ciklit të ujit në Shumen, humbjet e ujit në vend që të zvogëloheshin, janë rritur - nga rreth 80 në 83%.

Diga Sopot

Jo mungesë uji, por neglizhencë - kështu e përmbledh situatën nga këndvështrimi i tij prof. Georgi Raçev.Në të njëjtën kohë, shteti siguron se po punon seriozisht për zgjidhjen e problemeve.

Përgatiti në shqip dhe publikoi : Vesella Mançeva

Foto:  BTA, BGNES, Ani Petrova-BNR, Bashkia e Shumenit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita Ndërkombëtare e Yogës – harmoni dhe shëndet në 40 vendbanime të Bullgarisë

Edhe këtë vit më 21 qershor bota do të ketë rast të bashkohet dhe të qetësohet. Mund ta gjejmë këtë te Dita Ndërkombëtare e Yogës – mësimdhënia e lashtë praktike, e cila bashkon unitetin e trupit, mendjes dhe shpirtit. E shpallur zyrtarisht për..

botuar më 25-06-21 9.00.PD
Facebook/Consulate General of Bulgaria in Chicago

Bullgarët maqedonas formojnë themelet e emigracionit vendas në Amerikën e Veriut

Rajoni në SHBA, i mbyllur midis shteteve të Illinois, Ohajo, Miçigan dhe Indiana, është shtëpia e komunitetit më të vjetër bullgar në Amerikë, i cili u formua në fillim të shekullit të 20-të, kujton në një intervistë për Radio Bullgarinë, Konsulli i..

botuar më 25-06-19 8.00.MD
Muri i artit të grafiteve në Kjustendill

Muri më i gjatë i artit të grafiteve në vendin tonë hapet në Kjustendill

Një mur mbajtës përgjatë lumit Banshtica në Kjustendill (Bullgaria Jugperëndimore) po bëhet muri më i gjatë ligjor i grafiteve në vendin tonë, transmeton BTA. “Qëllimi është të tërheqim artistë nga e gjithë bota për të lënë gjurmën e tyre krijuese..

botuar më 25-06-19 4.05.PD