Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Termocentrali “Marica Iztok 2” do të sigurojë 50% të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë

Drejtori ekzekutiv i “TEC Marica Iztok 2” SHA, Dijan Dimitrov (në të majtë), dhe ministri i energjetikës, Zheço Stankov, gjatë një konference për shtyp në selinë e kompanisë, më 20 qershor 2025
Foto: BTA

Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA.

Ministri informoi se kjo do të ndodhë nga 1 korriku, dhe nëse aktualisht centrali punon me “një bllok e gjysmë ngarkesë”, nga kjo datë kapaciteti do të rritet me 100%. “Nëse është e nevojshme, mund të vihen në punë edhe pesë blloqe, të cilat do të jenë të riparuara. Falë mekanizmit të ri, për një periudhë njëvjeçare, centrali, së bashku me të tjerët në përbërjen e përzierjes, do të prodhojë 6 milionë MWh, që nga ana tjetër do të sigurojë punë për sektorin e nxjerrjes së qymyrit, pasi do të jetë e nevojshme të nxirren 10 milionë ton qymyr për të furnizuar energjinë elektrike për konsumatorët familjarë,” theksoi ministri.

Sipas fjalëve të Stankov, në këtë mënyrë do të garantohet funksionimi afatgjatë i centraleve dhe do të ruhen vendet e punës për më shumë se 6000 vetë në rajon.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 qershorin 2025

Gjatë natës do të mbajë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të mbajë sërish mot me diell, dhe rreth mesditës e pasdite – me vapë në ultësira dhe fusha. Do të fryjë erë e lehtë, në Bullgarinë Lindore deri mesatare, nga..

botuar më 25-06-24 7.35.MD

Komisioni i Punëve të Jashtme i PE-së miratoi projektraportin e progresit për RSM-në pa amendamentet bullgare

Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të Jashtme me 40 vota pro, 19 kundër dhe 10 abstenime, raportoi BTA. Komisioni nuk lejoi futjen e..

botuar më 25-06-24 5.26.MD

Pika kontrolli në kohë lufte për organet shtetërore propozoi ministri i mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjyanov propozoi të caktohen pika kontrolli në kohë lufte për organet shtetërore. Projektdekreti i Këshillit të Ministrave mbi këtë temë është publikuar në portalin e konsultimit publik. Pritet që kjo të sigurojë kushtet..

botuar më 25-06-24 3.09.MD