Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina refuzojnë të nënshkruajnë deklaratën e SEECP
Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i mbajtur në Tiranë nën presidencën shqiptare, përfundoi pa miratimin e deklaratës së përbashkët nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, raportoi transmetuesi publik i Bosnjës BHRT.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se dokumenti përfundimtar i forumit u mbështet nga shumica e shteteve anëtare. "Beogradi dhe Sarajeva kishin kërkesat e tyre për çështjet e sigurisë", tha Begaj.
Kryeministri serb Xhuro Macut, i cili përfaqësoi Serbinë, konfirmoi se vendi i tij nuk ka votuar "pro" deklaratës për shkak të Kosovës. Shtetet anëtare të SEECP janë Bullgaria, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Greqia. Presidenca e SEECP u mor nga Bullgaria në bazë rotacioni.
Patrullat trepalëshe evropiane ruajnë kufirin Shengen të Kroacisë
Patrullat trepalëshe me oficerë policie sllovenë, kroatë dhe italianë kanë filluar punën në kufirin midis Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, raportoi televizioni kombëtar slloven RTVSLO.
Patrullat trepalëshe janë pjesë e një përpjekjeje të përbashkët nga Sllovenia, Kroacia dhe Italia për të forcuar mbrojtjen, për të trajtuar kërcënimet e sigurisë dhe migracionin e paligjshëm. Disa shtete anëtare të BE-së, përfshirë Slloveninë, vazhdojnë të kenë kontrolle policore në kufijtë e tyre të brendshëm Shengen. Sllovenia futi kontrollet kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë më 21 tetor 2023, pasi e bëri Italia. Të dy vendet po vazhdojnë të rrisin kontrollet kufitare. Kontrollet kufitare të Sllovenisë me Kroacinë dhe Hungarinë janë zgjatur deri më 21 dhjetor 2025.
Biznesi rumun kundërshton rritjen e taksës së sheshtë
Në sfondin e konsultimeve në Bukuresht për të formuar një qeveri të re koalicioni, shoqatat rumune të biznesit lëshuan një letër të hapur duke u kërkuar politikanëve të mos miratojnë taksimin progresiv dhe të ruajnë normën e sheshtë prej 10%, raportoi AGERPRES.
"Ne bëjmë thirrje për përgjegjësi politike duke u angazhuar për qeverisje dhe masa pa taksim progresiv të drejtpërdrejtë ose të maskuar, duke ruajtur normën e sheshtë", thuhet në letrën e nënshkruar nga 13 nga shoqatat më të mëdha të biznesit.
Kryetari i përkohshëm i Partisë Socialdemokrate, Sorin Grindeanu, tha se nëse do të zbatohej taksimi progresiv, nuk do të kishte nevojë për një rritje të TVSH-së për të ulur deficitin e madh buxhetor prej 9.3% për vitin 2024. Norma aktuale e TVSH-së në vend është 19%, por ka norma të reduktuara të ndara prej 9% dhe 5%.
Turqia dhe Kina zhvillojnë një korridor hekurudhor alternativ për në Rusi
Një marrëveshje transporti midis kompanisë hekurudhore turke Pasifik Eurasia Lojistik dhe hekurudhës kineze China Railway shkurton kohën e dërgimit të mallrave nga Kina deri në Evropë dhe ul kostot. Kontrata parashikon dërgimin fillestar të 10 përbërjeve të trenave me kontejnerë përgjatë të ashtuquajturit "Korridori i Mesëm", me qëllim arritjen e 1000 në vit, raportoi haberturk.com.
Partneriteti strategjik përgjatë rrugës "Korridori i Mesëm" lidh disa nga ekonomitë më të mëdha të Azisë. Pas fillimit të luftës në Ukrainë, rruga alternative u mbështet nga Evropa, duke zëvendësuar "Korridorin Verior" përmes Rusisë. Transporti i një kontejneri mallrash përgjatë rrugës së re përmes Kazakistanit, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Turqisë kushton 500 deri në 1000 dollarë më pak. Koha e dërgimit reduktohet nga 40-53 ditë në 25-35.
Greqia synon energjinë bërthamore
Greqia mund të bëhet një vend me energji bërthamore. Kjo u deklarua nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një konferencë në Athinë kushtuar tranzicionit të energjisë, cituar nga gazeta “To Vima”. Në një diskutim me Emilia Michasuk, redaktoren e klimës në Financial Times, Mitsotakis tha se nuk mund ta imagjinonte arritjen e neutralitetit klimatik pa përdorimin e energjisë bërthamore, duke shtuar se donte që vendi i tij të merrte pjesë në diskutimet mbi teknologjitë bërthamore. Kryeministri grek bëri thirrje për një "angazhim strategjik" nga vendi dhe Evropa për të tërhequr investime në sektor.
Kryeministri gjithashtu vuri në dukje mundësinë e përdorimit të energjisë bërthamore për të furnizuar me energji anijet oqeanike në 10-15 vitet e ardhshme, sepse Greqia mbetet një vend me një nga flotat më të mëdha tregtare në botë.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: rcc.int, rtvslo.si, romania-insider.com, Reuters, @PrimeministerGR / X.
Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov dha një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ku deklaroi: "Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është se Bullgaria dhe populli bullgar janë një aleat dhe mik i besueshëm për ju." Ne jemi të gatshëm të..
Një rrugë e re për Bashkimin Evropian u përvijua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Bashkimit para eurodeputetëve në Strasburg disa ditë më parë. Shkurt, baza e kësaj rruge të re..
Bullgaria është ndër vendet që pritet të bllokojnë shumicën e propozimeve të Komisionit Evropian për sanksione kundër Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës, shkruan "Politico". Kjo pritet të ndodhë më 17 shtator, gjatë një takimi në..
Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me..
Duhet të mbështetemi mbi të vërtetën historike për të ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi presidenti..