Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita Ndërkombëtare e Yogës – harmoni dhe shëndet në 40 vendbanime të Bullgarisë

Foto: freepik.com

Edhe këtë vit më 21 qershor bota do të ketë rast të bashkohet dhe të qetësohet. Mund ta gjejmë këtë te Dita Ndërkombëtare e Yogës – mësimdhënia e lashtë praktike, e cila bashkon unitetin e trupit, mendjes dhe shpirtit. E shpallur zyrtarisht për ndërkombëtare nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2014. Dhe zgjedhja e vetë datës 21 qershor nuk është aspak rastësore – pikërisht atëherë ndodh solstici veror. Në traditat jogike solstici simbolizon balancën ndërmjet dritës dhe errësirës, gjë që e bën atë një moment ideal për paqe të brendshme dhe vitalitet.



Dhe kështu, për të 11-in vit me radhë miliona njerëz – nga rrugët e zhurmshme të New York-ut deri te brigjet e qeta të Balit – do të marrin pjesë në seanca të përbashkëta yoge, punëtori dhe meditime. 



"Yoga është sistemi më i lashtë i shërimit, forma më e lashtë e psikologjisë dhe detyra jonë kryesore është ta përkthejmë gjuhën e lashtë të yogës në gjuhën bashkëkohore të shkencës" – thotë Dr. Stefan Ilçev, kryetar i Shoqatës Bullgare për terapi me yoga, në një bisedë me Petja Kallnakova për programin “Radio Sofia” të BNR-së.



"Kur ka ardhur koha për yoga? – Kur përjetojmë simptoma të stresit kronik. E cilat janë ato? Këto janë lodhje, rëndesë në trup, dhimbje kronike, qëndrueshmëri e zvogëluar në punën e përditshme, mendime negative dhe gjendje depresive, migrenë, sindromi i zorrës së irrituar, pagjumësi etj. Këto janë të gjitha shenja paralajmëruese të sëmundjeve kronike që po afrohen. Prandaj, kur përjetojmë gjendje të tilla, është koha e fundit, madje jemi pak me vonesë, për t’iu drejtuar yogës si një sistem shërues" – na kujton Dr. Stefan Ilçev.

21 qershori po bëhet një ngjarje gjithnjë e më e rëndësishme për komunitetin jogik bullgar. Këtë e dëshmon edhe programi i Ditës Ndërkombëtare të Yogës, i cili këtë vit përfshin një sërë iniciativash dhe praktikash, të organizuara gjatë gjithë muajit qershor në afërsisht 40 vendbanime në vendin tonë. Motoja në Bullgari këtë vit është “Yoga për një Tokë, një shëndet”, e cila nënvizon lidhjen e thellë ndërmjet mirëqenies individuale dhe shëndetit të planetit tonë.



Ngjarja qendrore nga programi është planifikuar për vetë datën 21 qershor, e shtunë, në Pallatin Kombëtar të Kulturës nga ora 10:00 deri në 18:00. Festën në Sofje do ta hapë personalisht Ymbasadori i Indisë, Shkëlqesia e Tij Arun Kumar Sahu. Gjatë gjithë ditës, studiues-praktikues, nxënës të shkollave të ndryshme të yogës, do të mbajnë ligjërata mbi tema të ndryshme që prekin thelbin e yogës. Në hollin përpara sallës dhe në hapësirat e hapura të NDK-së do të vendosen stenda me literaturë të specializuar, ushqim vegjetarian dhe indian si dhe suvenire. Mësues të certifikuar do të demonstrojnë praktika, në të cilat secili i interesuar do të mund të përfshihet dhe të provojë të arrijë paqe të brendshme dhe harmoni. Edhe nëse është vetëm për pak. Më 22 qershor, e diel, në sheshin “Aleksandër Nevski” në Sofje, nga ora 18:00 deri në 19:00 do të mbahet edhe protokolli i përbashkët i yogës (Common Yoga Protocol). 



Tradicionalisht, Dita Ndërkombëtare e Yogës shënohet edhe në qytete të tjera të Bullgarisë, si Plovdiv, Pazardzhik, Svilengrad, Burgas, Varna, Ruse, Veliko Tërnovo, Gabrovo, Pleven, Pernik, Kjustendill, Goce Dellçev dhe të tjera. Të gjitha ngjarjet janë falas dhe të hapura për çdo njeri që dëshiron të zbulojë shpirtëroren përmes trupit të vet.



Redaktoi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: BTA, freepik.com, yogabg.com, pexels.com, time.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dy peshëngritës bullgarë arritën të tërheqin veçmas një Airbus A220-300 40 tonësh

Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...

botuar më 25-11-04 5.26.MD

Rekordi kombëtar i Tanja Bogomillovës në notin 200 metra, i vitit 1988, është rrëzuar

22-vjeçarja Kamelia Stoimenova ka thyer rekordin kombëtar të legjendës bullgare të notit Tanja Bogomillova në notin 200 metra për femra në një pishinë të vogël. Kjo u njoftua nga klubi i notit Sprint-Sofja, dhe lajmi u konfirmua për bTV nga Federata..

botuar më 25-11-03 4.15.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov u rikthye në fushë me fitore

Pas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti përfaqësuesin vendas, Giovanni Mpetshi Perricard, me rezultat 7-6 (5), 6-1. Ndeshja zgjati pak më..

botuar më 25-10-28 10.11.PD