Pllamen Bonev (De La Bona) hyn në verë me këngën e tij të re – "Fillimi apo fundi". Ajo është me muzikë të kitaristit Andriano Angellov, me të cilin këngëtari bashkëpunon prej kohësh. Gjithçka filloi me një rif të kitarës që Andriano ia propozoi Pllamenit; atij i pëlqeu shumë, dhe prej aty kitaristi zhvilloi muzikën e këngës. Më pas, Meri Ilieva shkroi tekstin, ndërsa Pllameni bëri përpunimin dhe aranzhimin e saj.
"Fillimi apo fundi" është kënga e parë nga albumi i ri i ardhshëm i Pllamen Bonev, pasi këngëtari mbylli dhe faqen e fundit të albumit të tij të mëparshëm "Të dua". Edhe kjo këngë vibron në frekuencën e rock-ut dhe, sipas tij, mesazhi i saj është filozofik.
"Duke jetuar në një univers digjital, ku kemi shumë mundësi, zgjedhja është e jona se ku të qëndrojmë, në cilën frekuencë – shpjegon Pllamen Bonev. – Fillimi apo fundi – kjo është zgjedhja jote, që e bën në këtë moment të jetës tënde. A do të zgjedhësh një frekuencë të favorshme, apo në një nivel të pavetëdijshëm do të zgjedhësh të përvetësosh një mësim. Domethënë, do të qëndrosh në një frekuencë që nuk është aq e favorshme për ty, dhe do ta marrësh mësimin tënd. Në jetë nuk ka gjëra negative – ka vetëm gjëra të mira dhe mësime."
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube/@delabonaofficial
Pas një pauze, të lidhur me ndryshimet në formacion, grupi Nana & The Gang u kthye me një këngë të re. Vlladi Zidarov – bateri, miksim dhe masterizim, Miro Gajdarski – bas dhe Ilijana Jordanova – vokal, prezantojnë "Apo jo" – një këngë me një..
Javët Muzikore të Sofjes janë një nga forumet kulturore më jetëgjata dhe të afirmuara në Bullgari. Pavarësisht vështirësive të shumta në historinë e tij mbi 50-vjeçare, festivali vazhdon të gëzojë interesin e mijëra dashamirësve të muzikës klasike nga e..
Tradicionalisht, më 24 maj – Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës, si dhe e letërsisë sllave, festohet në Romë, ku vepra e mësuesve të parë sllavë mori bekimin e Papës Adrian. Në përbërjen e..