Më 24 qershor, Kisha Ortodokse kremton me nderim të madh Lindjen e Shën Gjon Pagëzorit, i njohur në traditën popullore si Enjovden. Ky është një nga shenjtorët më të mëdhenj të krishterimit, i vlerësuar menjëherë pas Hyjlindëses Mari, si më i madhi ndër të lindurit nga gratë.
Në kalendarin kishtar ortodoks, vetëm tri lindje kremtohen me solemnitet: Lindja e Zotit tonë Jezu Krisht, Lindja e Hyjlindëses Mari dhe Lindja e Shën Gjon Pagëzorit. Kjo dëshmon rëndësinë e jashtëzakonshme të misionit të tij në historinë e shëlbimit.
E quajmë Shën Gjonin “Pararendës”, sepse ai u dërgua nga Perëndia për të përgatitur rrugën për ardhjen e Mesisë. Me predikimin e tij të pendesës dhe me pagëzimin në ujërat e limitJordan, ai thirri popullin drejt kthimit në Perëndi. E quajmë “Pagëzuesi”, sepse ishte ai që, me dorën e tij të shenjtë, pagëzoi vetë Shpëtimtarin tonë Jezu Krisht në lumin Jordan, duke dëshmuar për Të si Birin e Perëndisë.
Në trashëgiminë e popullit tonë, kjo ditë nderohet gjithashtu si festa e bimëve mjekësore, që sipas besimit popullor, pikërisht në Enjovden marrin hirin dhe fuqinë shëruese që Perëndia u ka dhënë për të ndihmuar njeriun në sëmundje dhe vuajtje.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, BTA, BGNES
Në vitin 2025 shënohen 80 vjet nga bombardimi atomik mbi qytetin japonez Hiroshima. Sipas traditës, në shenjë solidariteti me viktimat e sulmit, çdo vit më 6 gusht shoqëria bullgare ka mundësi të shohë një relikte unike – “Guri nga Hiroshima”. Ai..
Më 6 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga Dymbëdhjetë Festat e Mëdha të Zotit – Shpërfytyrimin e Zotit tonë Jezu Krisht. Kjo festë lidhet me një nga ngjarjet më të rëndësishme ungjillore – shfaqjen e Jezu Krishtit në lavdinë e Tij qiellore..
Në zonën Predella, më 2 gusht, do të shënohet 122-vjetori i shpërthimit të Kryengritjes së Ilindenit me një ceremoni vendosjeje kurorash dhe lulesh para monumentit “Ilindeni”. Bashkia e Razllogut njofton se ceremonia do të mbahet me pjesëmarrjen e një..