Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të Jashtme me 40 vota pro, 19 kundër dhe 10 abstenime, raportoi BTA.
Komisioni nuk lejoi futjen e një korrigjimi gojor nga grupi i Partisë Popullore Evropiane (PPE), sipas të cilit në tekst, përpara fjalëve "gjuha dhe identiteti maqedonas", të shtohet përcaktimi "bashkëkohor". Grupet e PPE-së, Socialistëve dhe Demokratëve, Rinovo Evropën dhe të Gjelbërve njoftuan se do të paraqesin të njëjtin amendament me shkrim para votimit të parashikuar për raportin në seancën plenare në Strasburg në korrik.
Kryetari i Komisionit, David McAllister, rikujtoi se dy vjet më parë Parlamenti Evropian nuk arriti të miratonte një raport për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shprehu shpresën se këtë herë dokumenti do të miratohet. Ai theksoi se në fillim të këtij muaji, Komisioni i Punëve të Jashtme i PE-së e shtyu votimin një herë.
Redaktoi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Parlamenti Evropian
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..