Eposi i lashtë trak merr jetë më 28 qershor nën tingujt e muzikës magjepsëse dhe koreografisë spektakolare në amfiteatrin e Qendrës Kulturore dhe Turistike "Akve Kalide" (Aquae Calidae) në Burgas, informon Akademia "Orfika". Në shfaqjen interaktive "Misteri i Ujit" nimfat, rojet e ujërave, na çojnë drejt burimeve të gjalla për të pastruar shqisat dhe për të shuar etjen tonë për bukurinë e vërtetë, e cila ka fuqinë të shërojë.
Dita do të fillojë me një ekspozitë nga artistja dixhitale Diljana Angellova, e vendosur jashtë, përpara Qendrës Kulturore dhe Turistike Aquae Calidae. Në 26 kanavacë në shkallë të gjerë, ajo paraqet piktura dixhitale me simbolikë orfike, duke kombinuar teknologjitë moderne me imazhet arketipike, të cilat provokojnë dhe krijojnë një urë lidhëse me spektaklin në amfiteatrin midis rrënojave të shenjtërores trake në Termopolisin e lashtë. E gjithë kjo mund të përjetohet në sfondin e muzikës ndikuese të Art-Formacionit Orfika. Vizitorët do të jenë në gjendje të flasin drejtpërdrejt me artisten.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: academiaorphica.org
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..