Nga 27 deri më 29 qershor, Pllaja Devetashko dhe fshatrat e rajonit janë shndërruar në skenën e festivalit "Xhazi nën Yje". Edicioni i njëmbëdhjetë i një prej ngjarjeve muzikore më poetike në vendin tonë filloi të premten në mbrëmje, 27 qershor, në Mullirin e Vjetër në fshatin Kërpaçevo me një koncert nga Angell Zaberski Trio, i ndjekur nga një jam sesion me Vasill Spasov dhe muzikantët e tij.
Më 28 qershor, ngjarjet zhvillohen paralelisht në disa skena. Kulmi i vërtetë, megjithatë, do të vijë në mbrëmje pranë shpellës Garvanica - një sallë akustike natyrore që organizatorët e përshkruajnë si "zemra e festivalit". Do të ketë një procesion Dixieland, si dhe një koncert të madh me disa nga muzikantët tanë më të famshëm të xhazit.
29 qershori, dita e fundit, i kushtohet fëmijëve me "Xhaz për Fëmijë". Festivali, i organizuar nga Shoqata e Pllajës Devetashko, është falas dhe i hapur për të gjithë. Brenda 11 vitesh, eventi ka arritur ta bëjë rajonin një destinacion turistik dhe vizitat janë rritur nga zeroja në mbi 200 000 në vit, thonë organizatorët.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Foto: Xhazi nën yje në Pllajën Devetashko (arkiv)Adhuruesit e xhazit e dinë tashmë – në kulmin e verës Bansko bëhet kryeqyteti i xhazit i Bullgarisë! Dëshmi e suksesit të Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit në shkallë të gjerë është zgjerimi i tij – këtë vit për herë të parë do të zgjasë dhjetë..
Rërë, ujë, rreze, në livadhe – vesë… Të gjitha këto i gjejmë në këngën e re origjinale të Teddy Velvet "E tashmja ime", e cila përfshin njerëzit më të dashur për Teddy-n: djalin e saj, babain e saj dhe të dashurin e saj. "E tashmja ime" është..
Grupi Etherea prezanton këngën e tij të parë "Hajde, vajzë, le të vrapojmë" – një aranzhim modern i muzikës popullore (në origjinal – "Kate, Kate, е bukura Kate”). Kënga është shumështresore, dinamike dhe u jep një skenë secilit prej katër..
Grupi Etherea prezanton këngën e tij të parë "Hajde, vajzë, le të vrapojmë" – një aranzhim modern i muzikës popullore (në origjinal – "Kate, Kate,..
Rërë, ujë, rreze, në livadhe – vesë… Të gjitha këto i gjejmë në këngën e re origjinale të Teddy Velvet "E tashmja ime", e cila përfshin njerëzit më të..
Adhuruesit e xhazit e dinë tashmë – në kulmin e verës Bansko bëhet kryeqyteti i xhazit i Bullgarisë! Dëshmi e suksesit të Festivalit Ndërkombëtar të..