Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” pranë digës Zhrebçevo

Foto: Bashkia Tvërdica

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit Tvërdica dhe lidhet me pritjen tradicionale të “July Morning”, njofton BTA.

Festa është gjithashtu një rast për të tërhequr sërish vëmendjen ndaj kishës unike “Shën Joan Rillski”, që ka mbetur nga fshati i zhytur Zapalnja, i cili u përmbyt nga ujërat e digës në vitin 1965.

Në skenën pranë "Kishës së zhytur" do të ngjiten grupe të njohura rock nga Bullgaria, përfshirë B.T.R., "Kanela" dhe "Fandango".

Lexoni më shumë:

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Bashkia Tvërdica


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 shtatorin

Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të mërkurën do të jetë me diell. Pas mesditës kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore do të zhvillohen vranësira dhe deri në mesnatë në disa vende të caktuara do të ketë shi dhe..

botuar më 25-09-02 7.25.MD

KE: Aeroplani me Ursula Von der Leyen qarkulloi mbi Plovdiv për një orë e gjysmë

Komisioni Evropian njoftoi detaje mbi rastin e sinjalit të bllokuar GPS të aeroplanit me të cilin Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen mbërriti në Bullgari të dielën, më 31 gusht, raportoi korrespondentja jonë e Brukselit Angelina Piskova...

botuar më 25-09-02 6.06.MD
Ministrja Temenuzhka Petkova

Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova: Fushata e qeverisë për eurozonën nuk është propagandë

Para gazetarëve në Burgas, ku u lançua fushata kombëtare informative për eurozonën, Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova theksoi se shpjegimet rreth euros nuk kanë për qëllim propagandën. Ideja e fushatës, e organizuar nga Ministria e..

botuar më 25-09-02 1.40.MD