Më 29 qershor, Kisha ka vendosur të kremtojë njëkohësisht kujtimin e Apostujve të mëdhenj Pjetrit dhe Palit, të cilët ajo i quan "kryeapostuj të parë" dhe "mësues të gjithësisë".
Të dy apostujt u përkushtuan shumë për përhapjen e Fjalës së Zotit, duruan shumë vuajtje dhe përndjekje, dhe në letrat e tyre na lanë trashëgimi rregullat themelore të fesë dhe jetës së krishterë.
Shën Pjetri ishte një nga 12 apostujt e Krishtit, vëllai i apostullit Andreu i Parëthirrur, një peshkatar nga brigjet e liqenit të Galilesë. Emri i tij hebraik ishte Simon, ndërsa "Pjetër" – që në greqisht do të thotë "gur" – ia vuri vetë Jezu Krishti. Apostulli Pjetër ishte një nga dishepujt më të dashur të Shpëtimtarit dhe e ndoqi Atë pa u ndarë deri në ditën e Ngjitjes së Tij në Qiell. Gjatë kapjes së Krishtit, Pjetri e mohoi Atë tri herë, por më pas u pendua me hidhërim të thellë.
Pas Rrëshajëve, Apostulli Pjetër predikoi në Palestinë, Azinë e Vogël, Greqi dhe vende të tjera. Ai shkoi në Romë gjatë përndjekjeve të perandorit Neron dhe u dënua me kryqëzim. Nga përulësia, me dëshirën e tij, u kryqëzua me kokë poshtë në vitin 67 – po në atë vit në të cilin edhe Apostulli Pali pësoi vdekjen martirike.
Shën Apostull Pali (nga latinishtja paulus – i vogël), me emrin e lindjes Savell, ndryshe nga Apostulli Pjetër, nuk ishte nga rrethi i dishepujve të drejtpërdrejtë të Krishtit. Ai ishte farise dhe, duke ndjekur frymën e judaizmit konservator, mori pjesë në përndjekjet kundër të krishterëve dhe në vrasjen e Shën Stefanit, martirit të parë të krishterimit. Në librin "Veprat e Apostujve" (kapitulli XI) rrëfehet se gjatë një udhëtimi për në Damask, Savell pa një dritë të jashtëzakonshme dhe dëgjoi zërin e Zotit nga qielli: “Savell, Savell, pse më përndjek? ... Unë jam Jezusi, të cilin ti po e përndjek.” Ky ishte një moment kyç që ndryshoi tërësisht jetën e tij. Ai u pagëzua dhe u bë përhapësi më i zjarrtë i fesë së krishterë. Ai predikoi në Antioki, Kilikia, Qipro, Galati, Efes, Athinë, Maqedoni, Korint, Spanjë dhe për këtë arsye quhet “apostull i paganëve”.
Rreth vitit 67, Pali u arrestua dhe u dërgua në Romë për t’u gjykuar. Më 29 qershor të po atij viti, ai vdiq si martir së bashku me Shën Pjetrin. Sipas traditës, koka e tij e prerë vazhdoi të lavdërojë Zotin, dhe në vendin ku ajo ra dolën tri burime uji – në vendin ku sot ndodhet manastiri “Tre Burimet” (Tre Fontane) pranë Romës.
Në figurën e apostullit Pjetër, Kisha sheh një njeri që u mohua nga Krishti, por që u pendua; ndërsa te Pali – një përndjekës i Krishtit që më pas u bë shërbëtori i Tij më i zjarrtë. Një shembull i fuqishëm dhe i vlefshëm për të gjithë ne.
Lexoni ë shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ekipi i Radio Bullgarisë me ndihmën e Aleksandra Karamihalevës, kryeredaktore e "Gazetës së Kishës"
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, pravoslavieto.com
Sot, 7 qershori, u caktua nga Kisha si një nga ditët e veçanta të vitit kishtar, në të cilën ne drejtojmë lutje për faljen e mëkateve dhe qetësimin e shpirtrave të të dashurve tanë të ndjerë, të krishterë ortodoksë. Kjo është arsyeja pse ne i quajmë..
Ditën e dyzetë pas Ngjalljes së Tij, Zoti Jezu Krisht iu shfaq dishepujve të Tij për herë të fundit. Kur Apostujt u mblodhën për lutje, Krishti iu shfaq atyre, foli me ta dhe i udhëhoqi në Malin e Ullinjve pranë Jerusalemit. Bashkë me ta ishte edhe..
Pas një rezervimi të kryer, një makinë shtypi e shekullit të 19-të nga shtypshkronja e Hristo G. Danovit, themeluesit të botimit bullgar të librave, erdhi të jetonte përsëri në Plovdivin e Lashtë. Në shtëpinë-muze të Danovit (në rrugën..