Në Forumin Global për Lidhjen e Transportit - 2025 në Stamboll, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov u takua me homologun e tij maqedonas Aleksandër Nikolloski, njoftoi Ministria bullgare.
Karaxhov siguroi se Sofja po punon aktivisht mbi Korridorin Nr. 8 dhe deri në fund të korrikut do të shpallet porosia për ndërtimin e 2.4 km të fundit të linjës hekurudhore midis Gjueshevos dhe "Deve Bair" në kufirin me Maqedoninë e Veriut. Të gjitha procedurat janë përfunduar. Financimi prej 69 milionë eurosh është siguruar nga BE-ja. Deri në fund të vitit 2028, treni bullgar do të mbërrijë në "Deve Bair", tha Karadzhov dhe kujtoi se Bullgaria do të investojë më shumë se 1.5 miliardë euro në modernizimin e linjës nga Sofja deri në kufirin maqedonas.
Zëvendëskryeministrat Karaxhov dhe Nikolloski ranë dakord për një takim të ri për të koordinuar marrëveshjen për një tunel hekurudhor midis dy vendeve. Ata ranë dakord të dërgojnë ekspertë për të marrë pjesë në takimin për Korridorin Nr. 8 të organizuar nga Komisioni Evropian në korrik.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mençeva
Foto: Ministria e Transportit
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..