Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 22°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës, vranësirat nga verilindja do të ulen, por mbi Bullgarinë Juglindore para mesditës dhe pas mesditës mbi shumë rajone të Bullgarisë Jugore do të ketë vranësira dhe do të bjerë shi. Deri në mesnatë, vranësirat do të ulen në të gjithë vendin. Temperaturat maksimale do të jenë midis 29° në verilindje dhe 37° në jugperëndim. Në kryeqytet do të jetë rreth 31°.
Në male do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës moti do të jetë me vranësira në vende të caktuara dhe do të bjerë shi për një kohë të shkurtër. Do të fryjë kryesisht erë e moderuar veriore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 26°, në 2000 metra - rreth 18°.
Në bregdetin e Detit të Zi, dita do të fillojë me mot me vranësira, me reshje në shumë vende, por që në mëngjes nga veriu vranësirat do të ulen shpejt dhe pas mesditës në të gjithë bregdetin do të jetë me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 24 në 26°. Temperatura e ujit të detit është 23-24°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..