Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Petkov jep dorëheqjen nga Parlamenti, mbetet anëtar i thjeshtë i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin"

Kirill Petkov
Foto: BTA

“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook ish-bashkëkryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kirill Petkov, i cili javën e kaluar njoftoi dorëheqjen si bashkëkryetar dhe deputet. Sipas fjalëve të tij, me këtë vendim ai vendos një standard të ri në politikën bullgare – që liderët politikë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e anëtarëve të vet.

Vendimi vjen në sfondin e një skandali korrupsioni, pas akuzave nga kryetarë rajonalë dhe këshilltarë bashkiakë në Sofje, të cilët pretendojnë se u përballën me presion nga përfaqësues të udhëheqjes së partisë lidhur me prokurimet publike.

Dje, gjatë një mbledhjeje gati tetëorëshe të Këshillit Kombëtar, u vendos që Asen Vasilev të jetë udhëheqës i vetëm i partisë deri në shtator, kur do të mbahet Mbledhja e Përgjithshme për zgjedhjen e një drejtimi të ri.

Kirill Petkov mbetet anëtar i thjeshtë i partisë dhe nuk do të kandidojë më për pozita drejtuese, njoftoi gazetarja Maria Fileva.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD