Një milion automjete kaluan që nga fillimi i vitit në pikën kufitare greke Promahon, në kufirin me Bullgarinë (përballë pikës kufitare Kullata), deklaroi për televizionin shtetëror grek ERT kryetari i Bashkimit të Punonjësve të Policisë të prefekturës greke Serres, Janis Kunjos, njoftoi BTA. Trafiku është rritur me 30% pas heqjes së kontrollit të pasaportave.
Sot, komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, është për vizitë në Bullgari. Në programin e vizitës së tij është përfshirë edhe pika kufitare Kullata – Promahon. Në një takim me komisionerin evropian, kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi se Bullgaria kontribuon ndjeshëm për sigurinë e hapësirës Shengen. Mbrojtja e kufirit të jashtëm të BE-së dhe parandalimi i migracionit të paligjshëm mbeten përparësi kryesore për vendin tonë. Ai theksoi gjithashtu mbështetjen e dhënë nga Komisioni Evropian për vendin tonë, me vlerë mbi 300 milionë euro gjatë tre viteve të fundit – për monitorim të integruar të kufirit, automjete të përshtatshme për terrene të vështira dhe dronë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta me shtresa. Gjatë ditës do të jetë me diell, por në Fushën e Danubit do..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev,..
“Që nga sot nuk do të ketë më një person që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë së Varnës; detyra do të kryhet nga kryetari i ligjshëm i zgjedhur, BlLagomir Kocev”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i tij, Pavell Popov. Sipas Popovit,..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..