Në qëndrimet e Komisionit Evropian për vitet 2023 dhe 2024 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut mungojnë formulime që i referohen "identitetit maqedonas" dhe "gjuhës maqedonase". Ne pyesim se çfarë e bën të domosdoshme përfshirjen e këtyre kategorive në raportin e Parlamentit Evropian për vitin 2025. Kjo është pyetja që ngriti Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Migrantëve nga Territori i Maqedonisë së Veriut.
Bashkëkryetarët e shoqatës, Prof. Trendafill Mitev, Prof. i Asociuar Spas Tashev dhe Ilija Stojanovski, e bënë pyetjen në një letër të re dërguar kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme në Strasburg, David McAllister, më 1 korrik. Shoqata dëshiron të dijë nëse ka ndonjë akt tjetër të Parlamentit Evropian që njeh ose përmend ndonjë identitet? Nëse ekzistojnë dokumente të tilla, çfarë e bëri të domosdoshme këtë përmendje/njohje dhe cilat janë pasojat ligjore, pyet shoqata.
Pyetja vjen pasi Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi një projektraport mbi progresin e Shkupit në integrimin në BE dhe raportuesi për vendin, eurodeputeti nga të Gjelbrit Thomas Weitz, përfshiu formulimin "identiteti dhe gjuha maqedonase" në dokument. Komiteti refuzoi të pranonte shtesën e propozuar nga eurodeputetët bullgarë në formulimin me përkufizimin "modern". Votimi për raportin në seancë plenare është në pritje.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: arkiv
Vetëm 2 kilometra kanë mbetur për t’u ndërtuar në anën bullgare të korridorit hekurudhor, i njohur si Korridori Nr. 8, i cili do të lidhë Detin Adriatik me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Këtë e njoftoi Sekretari i..
Ljupço Georgievski, kryetar i Klubit Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir, i ndaluar nga autoritetet maqedonase, do të dalë në gjyq më 21 maj në orën 10:30 të mëngjesit. Ai akuzohet për citimin e kujtimeve të Ivan Mihajllov në Facebook duke përdorur..
Turqia ishte mikpritëse e negociatave të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës Përpjekjet diplomatike turke bashkuan delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll më 16 maj për herë të dytë që nga fillimi i luftës,..