Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kënd, mijëra histori

“Këndi i Kosovës” pasuron Bibliotekën Kombëtare në Sofje

Foto: Ambasada e Kosovës në Republikën e Bullgarisë

Në Bibliotekën Kombëtare “Shën Kirill dhe Metodij” në Sofje u hap “Këndi i Kosovës”. Me këtë, këndet e dedikuara letërsive të ndryshme kombëtare në sallën “Historia e librit” bëhen gjithsej 36.

Ideja është pjesë e një vizioni afatgjatë e lidhur me misionin e bibliotekës si një qendër tërheqëse për vizitorë dhe lexues, një vend ku takohen artet, letërsia dhe njohuritë moderne digjitale – rikujton BTA.

Kjo nismë do të japë një shtysë të re për thellimin e bashkëpunim në fushat e arsimit, shkencës dhe shkëmbimit kulturor – tha ambasadori i Kosovës në Bullgari, z. Haxhi Bajraktari, gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes.

“Për ne është një nder i veçantë të jemi sot këtu – në një nga institucionet më të rëndësishme kulturore dhe arsimore, me një arkiv të vlefshëm, me mijëra libra dhe dorëshkrime, përfshirë shumë kopje të trashëgimisë së lashtë shqiptare,” deklaroi ambasadori dhe shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare Bullgare, Prof. Asoc. Dr. Kalina Ivanova, për mbështetjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

Në ngjarje ishte e pranishme edhe drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani" – znj. Blerina Rogova Gaxha, e cila e përshkroi këndin e sapohapur si një simbol të pranisë kulturore dhe një formë të re bashkëpunimi.

“Librat që sot vendosen këtu përfaqësojnë zërin e letërsisë dhe të mendimit shqiptar, si dhe përpjekjen tonë për të ndërtuar ura miqësie kulturore në një Europë që bashkon dhe respekton diversitetin,” theksoi ajo.

Pas ceremonisë u mbajt një takim zyrtar ku thellimi i lidhjeve institucionale ishte një nga temat kryesore të diskutimit dhe ku drejtoreshat e të dy Bibliotekave Kombëtare, ranë dakord të përfundojnë procesin e finalizimit të Memorandumit të Bashkëpunimit sa më shpejtë të jetë e mundur.

Lexoni më tepër:
Foto: Ambasada e Kosovës në Republikën e Bullgarisë


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vivia Niki dhe projekti i saj i ri unik artistik

Artistja dhe arkitektja bullgare, Vivia Niki, prezantoi veprën e saj të re land art – një qiri gjigant tre-dimensional, i vizatuar në një livadh mes pyjeve të malit Pllana, i cili duket sikur lëviz dhe merr jetë vetëm nga një kënd i caktuar, kur shihet nga..

botuar më 25-11-16 7.15.PD

Nata e Teatrove në 11 qytete të Bullgarisë

Teatrot në Bullgari tashmë po i numërojnë orët deri në ngritjen e perdes së edicionit të 13-të të Natës së Teatrove. Mbrëmja emocionuese do t’i shndërrojë skenat në 11 qytete bullgare në një festë të vërtetë të artit. Këtë vit iniciativa vjen me..

botuar më 25-11-15 8.15.PD

Në Riga prezantohet një ekspozitë me rastin e 140-vjetorit të Bashkimit të Bullgarisë

Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, është paraqitur një ekspozitë e posaçme e dedikuar 140-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. “Mënyra më fisnike” është motoja e Bashkimit të Bullgarisë në vitin 1885, i cili u..

botuar më 25-11-11 8.00.MD