Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 20°C. Në Sofje do të jenë rreth 16°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe pasdite do të mbajë mot me vapë. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet juglindore deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 31 dhe 36°C. Në kryeqytet priten rreth 32°C.
Në male moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 26°C, ndërsa në 2000 metra – rreth 19°C.
Në bregdet do të mbajë mot me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare bregdetare. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 26 deri në 30°C. Temperatura e ujit të detit është 23–24°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 1–2 ballë.
Të premten do të mbetet me diell. Temperaturat do të rriten lehtë dhe maksimumet do të jenë nga 32 deri në 37°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..