Gjithnjë e më pak bullgarë që jetojnë jashtë vendit i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat e së dielës, ku mësohen gjuha dhe kultura bullgare, njoftoi për korrespondenten e BNR-së, Zdravka Masljankova,– themeluesja e shkollës bullgare “Asen dhe Ilija Pejkovi” në Romë Veneta Nenkova. Në Universitetin e Veliko Tërnovos, përfaqësues të shkollave bullgare jashtë vendit po diskutojnë realitetet dhe sfidat në marrëdhënien mësues – nxënës. “Vetëm 10% e bullgarëve mendojnë se fëmijët e tyre duhet të dinë gjuhën bullgare. Jemi të detyruar të bindim prindërit për rëndësinë që kanë këto lidhje – që fëmijët e tyre të mos e shkëpusin lidhjen me Bullgarinë,” tha Nenkova. Sipas saj, shumë shpesh ndodh që gjyshja dhe nipi apo mbesa të mos mund të komunikojnë për shkak të mosnjohjes së gjuhës.

“Ka familje bullgare që nuk flasin bullgarisht në shtëpi, dhe kjo krijon vështirësi në mësimin e fëmijëve,” shtoi Valentina Nikollova, drejtoreshë e shkollës bullgare të së dielës “Rodoljubie” në Napoli.
Mungesa e mësuesve është një tjetër sfidë për shkollat bullgare jashtë vendit. “Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjenden mësues të kualifikuar jashtë Bullgarisë. Dëshira jonë është të përfshijmë të rinj me më shumë energji,” thotë Gergana Hristova, drejtoreshë e shkollës bullgare të së dielës “Pejo Javorov” në Milano.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Zdravka Masljankova, BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..