Tenisti bullgar Grigor Dimitrov triumfoi në ndeshjen kundër 26-vjeçarit Corentin Moutet. Takimi me francezin zgjati 3 orë e 40 minuta, dhe tenisti bullgar fitoi me rezultat 3:1 në sete (7-5, 4-6, 7-5, 7-5). Kështu, Dimitrov u kualifikua për raundin e tretë të Kampionatit të Hapur të Britanisë së Madhe.
Në ndeshjen e radhës, Dimitrov do të përballet me Sebastian Ofner. Austriaku mundi amerikanin Tommy Paul, i renditur i 13-ti në skemën e turneut, me përmbysje (1:6, 7:5, 6:4, 7:5) për 2 orë e 54 minuta. Tenisti austriak, i cili është 29 vjeç, ndodhet në vendin e 165-të në renditjen botërore. Ofner dhe Dimitrov nuk kanë luajtur kundër njëri-tjetrit më parë.
Dimitrov arriti në këtë fazë të turneut për herën e tretë radhazi dhe të shtatën në përgjithësi në karrierën e tij.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: AP/BTA
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që delegacioni bullgar (në Parlamentin Evropian) të votojë në mënyrë të bashkuar në favor të Bullgarisë. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov për gazetarët në Razllog, në lidhje me vendimin e pritur më 8..
Ministri i kulturës Marian Baçev përshëndeti pjesëmarrësit në sesionin e 47-të të Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, i cili po zhvillohet nën kryesimin e Bullgarisë në selinë qendrore të organizatës ndërkombëtare në Paris. Në takim..
Nga data 7 deri më 20 korrik, Forcat Detare të Bullgarisë po zhvillojnë stërvitjen e 29-të Kombëtare Detare me pjesëmarrje ndërkombëtare “BRIZ 2025”, njoftoi shtabi i Forcave Detare. Stërvitja zhvillohet në ujërat territoriale dhe zonën ekskluzive..
"Tango Classic" është emri i projektit më të ri dhe mahnitës të Filarmonisë së Plevenit, me virtuozët instrumentistë Vesko Eshkenazi (violinë) dhe..
Zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov hapi ekspozitën “Nëpër valët e Detit të Zi ndër shekuj” në sallën “Ségur” në selinë qendrore të UNESCO-s në..
Efekti negativ për Bullgarinë pas vendosjes së mundshme nga SHBA-të të një tarife prej 25% për mallrat nga BE do të arrijë në 678 milionë dollarë. Si..