Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rock, hite dhe opera – Primorsko fton dashamirësit e muzikës buzë detit

Foto: FB/Prim Fest - Primorsko

Një prej festivaleve më të gjata verore në vendin tonë është në qytetin turistik Primorsko, në Detin e Zi. Për tre muaj me radhë, Prim Fest 2025 do t’u ofrojë banorëve dhe turistëve në qytet mbrëmje muzikore, të larmishme në zhanre dhe stile të ndryshme. Fillimin e programit muzikor e vendosin yje të rokut si “Signal”, “Wikeda”, “Akaga”, “D2”, “Kerana dhe Kozmonautët”. Shumë humor të mirë do të ketë edhe për adhuruesit e hiteve të Veselin Marinov, Irina Florin dhe Stefan Vëlldobrev. 


Koha nga 26 korrik deri më 30 gusht është e rezervuar për koncerte operistike nën qiell të hapur. “Opera e Shenjtërores” nënkupton që në skenë do të shndërrohet faltorja trakase Begliktash. Për gjashtë javë atje do të interpretohen katër klasikë operistikë – “Trubadur”, “Rigoleto”, “Aida” dhe “Nabuko” nga kompozitori italian Xhuzepe Verdi. Koncertet janë pjesë nga repertori i Operës Shtetërore në Burgas. Si pjesë e programit argëtues të festivalit veror në Primorsko janë gjithashtu takimi vjetor i off-road-it, si dhe festivali i kampingut, të cilët do t’i japin qytetit një dozë shtesë adrenaline dhe atmosferë aventuriere.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto:  Facebook/Prim Fest - Primorsko, operabourgas.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 24 maj, këngëtarja e njohur Lili Ivanova do të këndojë në Sallën “Olimpia” në Paris

Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..

botuar më 25-11-18 1.44.MD

“Pa ty” – kënga e parë e përbashkët e Grupit “Horizont” dhe këngëtares Mariana Popova

Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..

botuar më 25-11-18 6.10.PD

Mary Boys Band feston 30 vjetorin me një orkestër të madhe simfonike

Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..

botuar më 25-11-17 6.00.PD