Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë paraqet historinë e sheqerit dhe ëmbëlsirave në Gorna Orjahovica

Foto: facebook.com/muzei.gorna

Gorna Orjahovica është qyteti më i madh jo-rajonal në Bullgarinë Veriore. Ai ndodhet pranë Veliko Tërnovos dhe është një nyje e rëndësishme hekurudhore. Me rastin e 155-vjetorit nga shpallja e vendbanimit si qytet, në Muzeun Historik Lokal është vendosur një ekspozitë, e cila paraqet “historinë e ëmbël” të qytetit, i njohur si “kryeqyteti i sheqerit” i Bullgarisë. Dhe sheqeri, jo vetëm që nuk ka qenë ves në fillim të shekullit të kaluar, por është reklamuar si një burim shëndeti.


“Ekspozita “Sheqer, kafe & kompani” është realizuar pothuajse para 20 vitesh nga drejtori tashmë i ndjerë i Muzeut, shkencëtari Ivan Bëçvarov. Që prej atëherë ka udhëtuar nëpër muze dhe biblioteka në të gjithë vendin, ndërsa tani kthehet sërish, që të shënojmë 155 vjet histori qyteti të Gorna Orjahovicës” – kujtojnë nga muzeu.

Në sallat e tij paraqitet historia e sheqerit dhe ëmbëlsirave në Gorna Orjahovica, e cila nuk lidhet vetëm me faktin që nga viti 1912 atje funksionon ndërmarrja më e vjetër për prodhimin e sheqerit në Bullgari.


“Në ekspozitë do të shihni eksponate, të lidhura edhe me prodhues të tjerë nga Gorna Orjahovica. Do të mësoni se në Gorna Orjahovica është prodhuar çokollatë dhe prej këtu ka nisur çokollata e njohur “Krava”, të cilën ende e kujtojnë gjeneratat më të moshuara. Një pjesë e ekspozitës i kushtohet edhe pijeve, të cilat shpesh shoqërojnë kënaqësitë e ëmbla – çajit dhe kafesë. Janë ekspozuar shumë sende që paraqesin kulturën e konsumimit të tyre në gjysmën e parë të shekullit të XX” – lexojmë në faqen e Facebook-ut të Muzeut Historik në Gorna Orjahovica. Ekspozita përfshin mbi 300 eksponate – kuti për sheqer, ambalazhe çokollatash dhe karamelesh, mulli për kafe dhe tabaka.


Në muajt e verës, muzeu pret vizitorë edhe ditën e shtunë, ndërsa ekspozita “e ëmbël” mund të shihet deri në fund të korrikut.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: facebook.com/muzei.gorna, oblastvt.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në një festival në Pekin

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..

botuar më 25-11-25 2.21.MD

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..

botuar më 25-11-21 5.25.PD