Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri: Është e rëndësishme që delegacioni ynë në PE të votojë në mënyrë të unifikuar për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë

Rosen Zheljazkov
Foto: BTA

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që delegacioni bullgar (në Parlamentin Evropian) të votojë në mënyrë të bashkuar në favor të Bullgarisë. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov për gazetarët në Razllog, në lidhje me vendimin e pritur më 8 korrik nga PE për pranimin e vendit tonë në eurozonë. Pas votimit në Parlamentin Evropian do të pasojë votimi përfundimtar në Këshillin e BE-së në formatin ECOFIN, dhe më pas nënshkrimi formal i tri akteve juridike të nevojshme që Bullgaria të mund të prezantojë euron më 1 janar 2026, rikujtoi kryeministri.

Nga gushti fillon një fushatë e gjerë informuese, si dhe një punë e intensifikuar e institucioneve shtetërore për të parandaluar mashtrimet dhe spekulimet në lidhje me kalimin e Bullgarisë në euron.
Një muaj pas vendimit të Këshillit fillon shënimi i dyfishtë i çmimeve për të gjitha mallrat dhe shërbimet. Zheljazkov u bëri thirrje qytetarëve të mos nxitohen të shkëmbejnë levat në euro që tani. Ai kujtoi se nga 1 janari 2026, gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, të gjitha bankat dhe degët postare do të kryejnë shkëmbimin falas, dhe më pas, deri në fund të vitit, bankat tregtare mund të vendosin një tarifë, por në Bankën Kombëtare Bullgare (BNB) procesi do të vazhdojë të jetë falas, njoftoi BTA.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 86% e njerëzve mendojnë se rritja e pagave gjatë vitit 2025 nuk është e mjaftueshme

Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..

botuar më 25-11-30 6.55.PD

Çmimet e banesave në Sofje janë rritur me 25.5%

Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..

botuar më 25-11-29 1.05.MD

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD