Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga Akademia Bullgare e Shkencave në Kembrixh dhe Regensburg – talenti ynë i ri në muzikologji Kalina Tomova

Bullgarja e konsideron faktin që kemi një Akademi të Shkencave si një privilegj të jashtëzakonshëm

Kalina Tomova
Foto: Cvetana Tonçeva

Kalina Tomova, e lindur më 24 maj, është një nga muzikologet më aktive dhe të suksesshme të reja në Evropë. Që në moshë shumë të vogël, Kalina shfaqi talentin e saj muzikor – luante në piano, këndonte në Korin e Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare. Ajo mbaroi shkollën elitare Gjimnazin e Parë në Anglisht në Sofje dhe vazhdoi studimet në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov". U diplomua në tre fusha: këndim operistik, pedagogji vokale dhe muzikologji. Që nga fillimi i këtij viti, Kalina është studiuese në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Kembrixhit. Ajo është një nga anëtaret e grupit shkencor të udhëhequr nga prof. Catherine A. Bradley, e cila hulumton variantet muzikore të vargut liturgjik Benedicamus Domino. Në shkurt 2025, Kalina Tomova fiton gjithashtu financim në programin prestigjioz të Bashkimit Evropian për postdoktoratura ndërkombëtare "Marie Curie", që u jep mundësi shkencëtarëve të rinj të punojnë mbi projekte të tyre.

E pyes pse, rreth një dekadë më parë, nuk kërkoi mundësi për të vazhduar arsimin e lartë jashtë Bullgarisë.

"Unë e dija se nëse do të qëndroja në Bullgari, do të mund të merrja një arsim në një nivel të lartë – veçanërisht për muzikë. Nuk ishte problem për mua të qëndroja këtu dhe nuk pendohem aspak që vazhdova studimet në Akademinë Muzikore. Ajo më dha mundësinë të zhvillohem në mënyrën më ideale."
Por cilat janë perspektivat për një studiues të ri që ka specializuar në muzikologji në Bullgari?

"Kisha një periudhë të qëndrueshme, gjatë së cilës prisja që të vazhdoja në Institutin" – thotë Kalina. – "Por më pas u bë e qartë për mua, edhe për shkak të jetës sime personale, se do të preferoja të aplikoj për pozita të tjera jashtë vendit… Verën e kaluar u shpall një konkurs në Kembrixh. Unë e njihja drejtuesen e projektit – prof. Catherine A. Bradley, e cila fitoi 2 milionë euro nga Këshilli Kërkimor Evropian për të analizuar Benedicamus Domino. Ky është një varg i shkurtër që shqiptohet (ose këndohet) në fund të çdo ore liturgjike gjatë ditës, si dhe në fund të meshës gjatë periudhave të pendesës – gjatë Adventit dhe gjatë kreshmës. Ky varg është shqiptuar shumë herë në ditë dhe prandaj ekzistojnë shumë variacione muzikore të tij."


Nga Kalina mund të mësohet shumë për dy universitetet e famshme britanike – Oksfordin dhe Kembrixhin.

"Të jesh anëtar i një kolegji sjell shumë privilegje, por gjëja më e rëndësishme është se aty fiton një mjedis social.

Unë mund t’i kryeja kërkimet e mia edhe nga Bullgaria, por jam në Kembrixh që të krijoj kontakte, që të takohem me njerëz. Për këtë arsye organizohet çdo javë një seminar në fakultet, ku unë përpiqem gjithmonë të shkoj, edhe në rastet kur tema që do të trajtohet nuk është shumë interesante. Mendoj se ndoshta gjëja më e vlefshme në karrierën tonë si studiues janë kontaktet tona… Kjo pune nuk bëhet në izolim."

Dhe çfarë e pret atë pasi të përfundojë puna në ekipin e prof. Bradley?

"Në verën e vitit 2024 aplikova edhe për programin 'Marie Curie' – programi i Bashkimit Evropian për postdoktoratura ndërkombëtare. Vendosa të aplikoj në Universitetin e Regensburgut, sepse atje punon një profesore e shkëlqyer – Katelijne Schiltz, e cila merret me notacion dhe teori muzikore. Është shumë e rëndësishme të zgjedhësh institucionin dhe udhëheqësin e duhur për postdoktoraturën 'Marie Curie'. Në shkurt mora njoftimin se e fitova edhe këtë financim. Që është shumë më prestigjioz se Kembrixhi, sepse në Kembrixh unë punoj mbi një projekt të huaj. Ndërsa në Regensburg do të punoj mbi një projekt timin personal, që e kam zhvilluar vetë."

A ka të ardhme në vendin tonë për njerëzit që merren me shkencë dhe art?

"Mendoj se ka të ardhme këtu. Të them të drejtën, po të shikojmë se çfarë po ndodh përtej Oqeanit, ne jemi në një pozitë shumë më të mirë. Fakti që kemi një BAN (Akademinë Bullgare të Shkencave) është një privilegj i jashtëzakonshëm. Fakti që BAN ka ekzistuar edhe përpara se të ekzistonte shteti ynë modern është, sipas meje, shumë domethënës. Në të vërtetë, kur flas me disa nga kolegët tanë në Perëndim dhe u them se e kam bërë doktoraturën time në një institucion që merret vetëm me kërkime, për ta kjo është diçka interesante, sepse institucione të tilla ka shumë pak në botë. Për shembull, Akademia e Shkencave e Bavarisë është e tillë. Por në botën anglishtfolëse kjo nuk ekziston, sepse atje janë studentët ata që paguajnë rrogat e profesorëve dhe studiuesve. Në shumicën e rasteve, nëse dikush dëshiron të bëjë kërkime, duhet të merret kryesisht me mësimdhënie... Pra, fakti që ne kemi mundësi për të bërë kërkime shkencore këtu është një mundësi shumë e rrallë dhe e mrekullueshme. Shpresoj që ndonjë qeveri e ardhshme të mos përpiqet ta shkatërrojë këtë, siç ka pasur përpjekje të tilla më parë... Ka shumë barsoleta, sigurisht, për atë se si, edhe po të mbyllin BAN-in dhe t’ua ndërpresin rrogat, ata do të vazhdojnë të shkojnë në punë... Shpresoj që të mos e mbyllin BAN-in!"

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Cvetana Tonçeva, arkiva personale e Kalina Tomovës, sofiapress.com"



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me hapjen ndaj botës, bullgari po ndryshon kulturën e tij të të ushqyerit

Profesioni i kuzhinierit po bëhet gjithnjë e më prestigjioz, dhe njerëzit që merren me të duhet ta duan vërtetë, sepse orët e punës janë të shumta, ngarkesa dhe përgjegjësitë – gjithashtu. Mbrojtësi qiellor i kuzhinierëve është Shën Lorenci – një..

botuar më 25-08-10 8.00.PD
Alex Martinez me familjen e tij bullgare

Paraguaiani Alex Martinez gjen lumturinë e tij në Bullgari

Sipas një renditjeje të një kompanie britanike të sigurimeve, klientët e së cilës jetojnë kryesisht jashtë vendit të tyre, Bullgaria është në vendin e parë për njerëzit që duan të nisin jetën e tyre të re jashtë shtetit. Në renditjen e kompanisë, vendi..

botuar më 25-08-04 7.05.PD
Xhonatan Angellov

Bullgari nga Parisi, Xhonatan Angellov – Është jeta një përrallë dhe cila është morali prej saj?

Ju pëlqejnë përrallat? Cila është e fundit që keni lexuar dhe sa ngjashmëri keni gjetur me jetën tuaj deri tani? Megjithëse shumë njerëz e konsiderojnë këtë zhanër letrar më tepër si diçka për fëmijë, përrallat janë burim i shumë mësimeve dhe..

botuar më 25-07-29 4.30.MD