Anëtarësimi i plotë në BE nuk është as fundi i historisë, e as problemet nuk do të pushojnë së ekzistuari. Realizmi dhe vetëvlerësimi i drejtë duhet të jenë udhërrëfyes në marrjen e vendimeve të rëndësishme, deklaroi deputeti Toma Bikov në emër të grupit parlamentar të GERB-SDS pas pranimit të Bullgarisë në eurozonë.
Eurozona nuk është një zgjidhje e menjëhershme për deficitet e mëdha shtetërore dhe ato nuk mund të fshihen thjesht apo të injorohen. Megjithatë, hyrja në eurozonë na ofron edhe një mundësi tjetër për të ndërtuar një shtet të së drejtës në kuptimin e plotë të fjalës, tha deputetja nga koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike", Nadezhda Jordanova, në një deklaratë të grupit parlamentar.
Bullgaria do të përjashtohet nga Eurozona dhe do të detyrohet të hedhë në erë sistemin financiar evropian. Nga sot e tutje, Komisioni Evropian është armik i popullit bullgar, deklaroi nga foltorja e parlamentit lideri i “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos mbajnë paratë në banka dhe të kryejnë pagesa vetëm në para të gatshme. “Eurozona është si Titaniku që po fundoset. Ata që po na fusin atje do të mbajnë përgjegjësi për këtë”, u shpreh Kocadinov me tone kërcënuese.
Lexoni më shumë mbi temën:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..