Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 21°C. Në Sofje do të jenë rreth 12°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave, më të theksuara në orët e pasdites. Në disa zona të izoluara në rajonet verilindore dhe malore do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të rriten pak dhe do të jenë nga 26 deri në 31°C. Në kryeqytet priten rreth 26°C.
Në male do të vazhdojë të jetë me erë, ndërsa në zonat perëndimore edhe më freskët për mesin e korrikut. Do të mbajë mot kryesisht me diell, me shtim të vranësirave mbi pjesën veriore të malit Stara Pllanina, ku nuk përjashtohen reshje të izoluara të shkurtra. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 17°C, ndërsa në 2000 metra – rreth 10°C.
Në bregdet do të jetë me diell, me vranësira të përkohshme në orët e pasdites. Në pjesën veriore bregdetare mund të ketë reshje të shkurtra në vende të izoluara. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 24 deri në 26°C. Temperatura e ujit të detit do të lëvizet nga 18 deri në 25°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të përkohshme lokale. Temperaturat maksimale do të jenë nga 28 deri në 33°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..