Po punohet për procedurën e përgatitjes së kandidaturës për regjistrimin e Gurëve të Ngulur si një objekt në listën e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të UNESCO-s. Këtë e bëri të ditur për BTA Dr. Vlladimir Sllavçev, asistent i lartë në departamentin "Arkeologji" pranë Muzeut Historik Rajonal në Varna. Aktualisht, objekti ndodhet në listën е UNESCO-s si një monument natyror, ndërsa tani ideja është që ai të kalojë në një kategori tjetër dhe të mbrohet si një monument arkeologjik, shpjegoi Sllavçev.

Në zonën e Gurëve të Ngulur janë gjetur të vetmet dëshmi në Bullgari për jetë njerëzore gjatë mezolitit (Epoka e Mesme e Gurit – mijëvjeçari X-VII para Krishtit) – objekte prej stralli, të cilat tregojnë se ka pasur banim njerëzor nga grupe gjuetarësh që vendoseshin përkohësisht në këtë zonë gjatë ekspeditave të tyre të gjuetisë, thotë Sllavçev.
Fenomeni natyror Gurët e Ngulur ndodhet në veri dhe jug të liqenit të Bellosllavit afër Varnës dhe përbëhet nga kolona prej guri të ngritura, të krijuara nga natyra. Disa prej këtyre strukturave gëlqerore arrijnë deri në 7 metra lartësi dhe 3 metra në diametër, ndërsa të tjerat janë më të vogla.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..