Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zyrtarisht jemi në eurozonë – a vazhdojnë shqetësimet mes bullgarëve?

Foto: BTA

Tashmë është fakt – Bullgaria është shteti i 21-të në eurozonë dhe nga data 1 janar 2026, valuta zyrtare në vend bëhet euroja, ndërsa pagesat me leva do të vazhdojnë edhe për një muaj pas kësaj date.
“Arritëm një rezultat të shkëlqyer në seancën plenare, kur 531 deputetë të Parlamentit Evropian votuan ‘pro’ anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë dhe filluan, do të thoja, hapat e fundit drejt asaj për të cilën kemi folur prej kohësh: euroja është stabilitet. Euroja do të thotë siguri dhe stabilitet. Kishte përpjekje për të bllokuar këtë votim. Ato dështuan. Prandaj, mesazhi ndaj të gjitha shqetësimeve në këtë drejtim është i qartë dhe i prerë,” tha kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, duke përgëzuar Bullgarinë për pranimin në eurozonë.

Dhe ndërsa në BE na pranuan me shumicë të qartë dhe dëshirë të dukshme, brenda vendit tonë hezitimet mbeten. Në muajt e fundit nuk kanë munguar protestat – pati një të tillë edhe në vetë ditën e pranimit – dhe sondazhet sociologjike tregojnë se shumica e bullgarëve ende nuk janë të bindur se zëvendësimi i levës me euron është hapi më i mirë. Disa janë kundër euros në parim, të tjerë mbrojnë tezën se është ende herët që ta pranojmë euron më 1 janar 2026.
Një sondsazh i gazetarit tonë, Ivan Gergov, tregon ndjenjat e banorëve të kryeqytetit. Çfarë mbizotëron – shpresat apo shqetësimet?

Vasili është një i ri që merret me biznes teknologjik dhe është i angazhuar politikisht. Ai mbështet futjen e euros kryesisht për arsye gjeopolitike:

"Jam 'pro' euros për dy arsye – së pari, ky është hapi i fundit i integrimit tonë evropian dhe së dyti – sepse kjo dobëson ndikimin e Vlladimir Vlladimiroviç Putin në Ballkan."

Aleksandri është gjithashtu i ri, i angazhuar në tregti. Ai është fuqimisht "kundër" futjes së euros. Për të shpjeguar pse, futet në hollësi financiare.

Aleksandri është gjithashtu një i ri që merret me tregti. Ai është kategorikisht "kundër" futjes së euros. Për të na shpjeguar pse, hyn në hollësi financiare:

“Norma bazë e interesit do të përcaktohet nga Banka Qendrore Evropiane dhe ajo aktualisht është më e lartë. Bankave do t'u lirohen duart për të dhënë kredi për huamarrës në të gjithë Evropën, dhe kjo automatikisht do të rrisë normat e interesit, sepse ato para që tani janë të lidhura – rreth 80 miliardë leva – do të mund t’i shpërndajnë në të gjithë Evropën. Dhe kushdo që do të marrë një kredi hipotekare – nëse më parë Norma Vjetore Totale e Shpenzimeve ishte 3%, do të bëhet 4-5-6%. Edhe normat aktuale të interesit do të rriten. Unë, për shembull, kam një kredi hipotekare. Nuk kam ku të shkoj.”

Elena punon në administratën shtetërore. Ajo është përkrahëse e ruajtjes së levës për arsye patriotike dhe estetike, por ka gjithashtu frikë nga rritja e çmimeve:

“Nuk dua ta pranojmë euron si monedhë. Dua të mbetet leva bullgare, kështu është më mirë, më pëlqen. Më pëlqen monedha jonë – leva bullgare, luani – më pëlqen si janë dizajnuar kartëmonedhat. Dhe përveç kësaj, me të vërtetë disa gjëra do të shtrenjtohen. Nëpër dyqane tashmë ka etiketa me çmime në euro sipër dhe më poshtë në leva. Të moshuarit, njerëzit që nuk janë të vëmendshëm, madje edhe të rinjtë që kanë mendjen gjetkë, do të ngatërrohen.”

Sergei është mjek me disa dekada përvojë, tashmë në moshë pensioni, por ende praktikon profesionin e tij. Ai është përkrahës i eurozonës, por gjithashtu vëren rritje të çmimeve. Megjithatë, ai beson se rritja e çmimeve nuk vjen për shkak të euros:

“Kjo ndodh për shkak të manisë së disa tregtarëve për t’u pasuruar shpejt, për shkak të padijes masive të njerëzve dhe frikës së përhapur. Për këtë arsye po rriten çmimet.”

Vasil Vasilev është një profesor i pensionuar prej shumë vitesh në Akademinë Ushtarake në Sofje. Ai është kategorik se momenti aktual nuk është i përshtatshëm për futjen e euros në Bullgari dhe vendos në peshore avantazhet dhe disavantazhet:

“Para së gjithash janë aspektet negative, megjithëse ka edhe pozitive. Jam dakord që ta pranojmë euron pas rreth 5 deri në 10 vjet. Aktualisht nuk i përmbushim kriteret. Gjithë kjo që po bëhet është një trillim nga ana e qeverisë. Ata u shërbejnë liderëve evropianë, të cilët janë të përkohshëm. Mendoj se brenda 5-6 viteve të gjithë liderët evropianë do të largohen. Përveç kësaj, humbet sovraniteti i Bullgarisë dhe i levës bullgare.”
Si përfundim, sondazhi nuk konstatoi asgjë të re – bullgarët janë të ndarë. Ashtu si për këtë çështje, edhe për shumë tema të tjera me rëndësi për shoqërinë tonë. Dhe, ndoshta, këtu është roli i politikanëve – të tregojnë me veprimet e tyre se bashkimi, kur ka rezultate të mira përfundimtare, është i mundur.

“Ka shumë qytetarë bullgarë që kanë shqetësime dhe ne duhet t'u përgjigjemi,” theksoi edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në përgjigje të një pyetjeje nga e dërguara e Radios Kombëtare Bullgare në Strasburg, Irina Nedeva. Sipas saj, Bullgaria ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj BE-së, dhe si shembull të përfitimeve nga eurozona, ajo përmendi anëtarësimin e vendit në zonën Shengen.

“Duhet t’u përgjigjemi shqetësimeve me fakte dhe me debate të ndershme” – ishte e prerë Roberta Metsola.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Foto: BTA, EPA/ BGNES, BNR, data.ecb.europa.eu, pexels.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ljubomir Karimanski

Futja e euros i jep fund bordit monetar nga 1 janari 2026

1 janari shënon fundin e bordit monetar dhe fillimin e një politike monetare që Banka Qendrore do të ndjekë nga Banka Qendrore Evropiane, ku Bullgaria do të ketë zërin e vet. Kjo u shpjegua nga anëtari i Këshillit Drejtues të Bankës Kombëtare..

botuar më 25-07-21 9.22.PD

Brenda 30 vjetësh, Bullgaria është bërë prodhuesi kryesor i havjarit të zi në Evropë

Bullgaria është prodhuesi kryesor evropian i havjarit të zi dhe konkurron me sukses me liderët tradicionalë Francën dhe Italinë, tha Emill Arabaxhiev, kryetar i Shoqatës së Tregtarëve të Havjarit të Zi, në një intervistë për BTA. Franca është..

botuar më 25-07-19 2.05.MD

Sektori i naftës paralajmëron: Për shkak të një direktive të BE-së na pret një rritje e madhe e çmimeve të karburanteve

Pas suksesit të diskutueshëm të “Marrëveshjes së Gjelbër” dhe kuotave për emetimet e karbonit, që e bënë energjinë elektrike në Evropë disa herë më të shtrenjtë se tek konkurrentët e saj ekonomikë kryesorë – SHBA-të dhe Kina – Komisioni Evropian po..

botuar më 25-07-10 4.20.MD