Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkollat bullgare jashtë vendit po shndërrohen në studiues të historisë dhe kulturës sonë

Shkolla Bullgare në Romë dhe Firence

“Këto shkolla po shkruajnë ose po rikthejnë historinë e Bullgarisë. Produkte jashtëzakonisht të vlefshme u krijuan gjatë viteve të fundit. Kjo është një bazë që tashmë mund të përdoret nga studiuesit në Bullgari dhe jashtë saj,” ndan mendimin e saj Dr. Maja Padeshka – anëtare e Bordit Drejtues të Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit, vetëm pak ditë para takimit vjetor të organizatës joqeveritare, ku së bashku me Prof. Cenka Ivanova do të jenë moderatore të panelit: “Prezantimi i trashëgimisë kulturore bullgare dhe letërsisë në shkollat jashtë vendit”.

Forumi do të mbahet nga 22 deri më 24 korrik në Veliko Tërnovo dhe është i përkushtuar ndaj kreativitetit, lojës dhe aktiviteteve jashtëshkollore.

“Tema mund të duket argëtuese dhe e lehtë, por ajo është një pjesë shumë serioze e punës sonë si mësues,” shpjegon Dr. Padeshka, e cila jep mësim në gjuhën bullgare në Universitetin “Orientale” të Napolit dhe është njëkohësisht drejtoreshë dhe mësuese në shkollën bullgare “Asen dhe Ilija Pejkovi” në Romë:

“Shumica e fëmijëve që ndjekin shkollat tona e kanë gjuhën bullgare si gjuhë të dytë ose të huaj, dhe mësimi përmes lojës dhe aktiviteteve jashtëshkollore është pjesë e pandashme e punës së përgjithshme të mësuesve. Kjo është një situatë arsimore shumë e veçantë, ku edhe vetë mësuesit duhet të jemi kreativë, shpikës dhe aktivë. Prandaj, këtë vit konferenca zhvillohet së bashku me festivalin e Shoqatës së Ansambleve Folklorike Jashtë Vendit. Ka një interes të madh për to. Pjesëmarrës janë jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit. Pikërisht këto aktivitete jashtëshkollore janë pjesë e domosdoshme e përvetësimit të gjuhës bullgare në një mjedis të natyrshëm.”

Tre janë programet kombëtare të Ministrisë së Arsimit të Bullgarisë që janë të orientuara drejt zhvillimit të gjuhës dhe kulturës bullgare jashtë vendit – “Gjuha dhe kultura amtare jashtë vendit”, “Historitë e pathëna të bullgarëve” dhe “Rrugët arsimore bullgare”. Dr. Padeshka sqaron:

“Shkollat tona janë të destinuara për mësimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare jashtë vendit, por ato janë gjithashtu edhe qendra që tërheqin interesin e komunitetit vendas dhe bashkëpunojnë me bullgarë të shquar nga kjo diasporë. Në këtë mënyrë, shkollat pak nga pak u shndërruan në qendra kërkimore, ndërsa nxënësit tanë u bënë studiues të rinj. Programet u dhanë atyre mundësinë të thellojnë lidhjen e tyre me historinë dhe gjurmët bullgare jashtë atdheut. Mund të them me bindje se këto shkolla po shkruajnë ose po rikthejnë historinë e Bullgarisë, kulturën bullgare dhe emigracionin bullgar. 

U krijuan produkte jashtëzakonisht të vlefshme si filma, ekspozita, etj. – një bazë që mund të përdoret nga studiuesit si në Bullgari, ashtu edhe jashtë saj. Kemi një ide që në bashkëpunim me shkencëtarë të shquar bullgarë që jetojnë në Itali, në mars të vitit të ardhshëm të organizojmë një forum shkencor për mësues të historisë në Bullgari dhe në shkollat bullgare të së dielës jashtë vendit, për të prezantuar zbulimet e çmuara të Muzeut Arkeologjik në Campobasso, të lidhura me bullgarët e Alcekut.”

Takimi vjetor i Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit do të mbahet nën patronazhin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vëllçev, ndërsa mikpritës është Universiteti i Veliko Tërnovos “Shën Kirill dhe Metodij”, i cili prej vitesh ndihmon shkollat bullgare jashtë vendit dhe lektoratet e gjuhës bullgare në universitete. Edhe pse disa probleme administrative ende kërkojnë zgjidhje, Dr. Padeshka është e vendosur:

“Nëse mund të shprehem në mënyrë figurative – shkolla bullgare jashtë vendit e ka kaluar tashmë fëmijërinë dhe rininë e saj. Ato janë organizata të pjekura, institucione serioze arsimore dhe kulturore, që tashmë duhet t’i marrim seriozisht dhe me përgjegjësi.”

Radio Bullgaria – programi shumëgjuhësh i Radios Kombëtare Bullgare (BNR), është partner mediatik i takimit vjetor të Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit.

Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Shkolla Bullgare në Romë dhe Firence, Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Faqja “Berlini Bullgar” fiton gjithnjë e më shumë admirues

Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..

botuar më 25-10-22 8.00.MD

Besimi në mediat publike - çelësi i ekzistencës së tyre

Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike, e cila po zhvillohet në Sofje. Eventi, i organizuar nga Radioja Kombëtare..

botuar më 25-10-22 11.46.PD
Docent dr. Natalija Rashkova

Studimet e një shkencëtareje bullgare japin drejtime të reja në etnologji

Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në atë figurativ. Pikërisht kjo ndodhi gjatë konferencës shkencore..

botuar më 25-10-21 8.00.MD