Në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, presidenti Rumen Radev nderoi kujtimin e oficerëve dhe ushtarëve bullgarë të rënë në fazën përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore në betejën kundër nazizmit. Ceremonia me nderime ushtarake u mbajt në Varrezat Ushtarake Bullgare në Vukovar, ku janë varrosur 1027 oficerë, togerë dhe ushtarë të Armatës së Parë Bullgare, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Së bashku me mikpritësit kroatë, kreu i shtetit vendosi sot një kurorë me lule para monumentit, mbi të cilin janë të gdhendur emrat e bullgarëve të rënë. Këtë vit shënohen 80 vjet nga pjesëmarrja e Armatës së Parë Bullgare në fazën përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore.

Pas ceremonisë në Varrezat Ushtarake Bullgare, presidenti vendosi një kurorë edhe në Memorialin e të rënëve në Luftën Patriotike Kroate (1991–1995), i cili ndodhet pranë monumentit bullgar në Vukovar.

Radev shprehu mirënjohje ndaj palës kroate për ruajtjen e kujtimit dhe respektit ndaj të rënëve dhe për kujdesin ndaj mirëmbajtjes së Varrezave Ushtarake Bullgare dhe memorialit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..