Një studim nga agjencia sociologjike "Alpha Research" tregon se koalicioni aktual qeverisës po grumbullon negative me kalimin e kohës, me popullaritetin e tij publik në rënie - vlerësimet pozitive bien nga 39% në janar në 26% në korrik, dhe ato negative rriten nga 29% në 39%. Studimi u krye midis 7-14 korrikut me fondet e veta midis 1000 qytetarëve të rritur në vend. Vlerësimet negative për qeverinë vijnë nga kundërshtarët e bashkimit me eurozonën dhe frika e tyre nga rritja e çmimeve dhe dështimi i shtetit për të filluar kapërcimin sistematik të problemeve të pazgjidhura - në kujdesin shëndetësor, sferën sociale, ku u zbuluan azile, të paligjshme, të cilat u bënë të njohura si "shtëpitë e tmerreve", në infrastrukturën, luftën në rrugë, agresionin nga dhe midis të miturve, etj.
Ndarja e madhe në vazhdim në shoqëri është gjithashtu e dukshme në vlerësimin negativ të Asamblesë Kombëtare (8% miratim: 69% mosmiratim).
Presidenti Rumen Radev vazhdon të jetë politikani me vlerësimin relativisht më të lartë, por polarizimi në shoqëri dhe në veçanti, në qëndrimin ndaj iniciativës së tij për një referendum për euron, gjithashtu ia ul besimin (39% tani kanë qëndrim pozitiv kundrejt 44% në janar).
GERB mbetet forca e parë politike (25.5%), PP-DB është e dyta (13.9%). Mbështetja për DPS-Fillimi i Ri është rritur në 13.1% me një erozion dramatik të APS (2.8%).
Pyetjes "A do të votonit për një parti të re politike që është një luftëtare e vërtetë kundër korrupsionit?" 49.7% i përgjigjen "Po".
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: alpharesearch.bg
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i..