Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Resorti Bansko organizon një festival të muzikës rok

Foto: Facebook /Bansko Rock Fest

Bashkia e Banskos na premton tre mbrëmje të paharrueshme për fansat e muzikës rok. Nga 17 deri më 19 korrik, disa nga grupet më të dashura të rokut në vendin tonë do të ngjiten në skenën e resortit në malin Pirin - "Ahat" , “No more many more”  , “Hammerhead”, “Odd crew”, këngëtarja e dashur e rokut Milena Sllavova, dhe në kulmin e mbrëmjes së të shtunës së fundit, publiku do të mirëpresë “Sevi”.

Festivali i rokut do të zhvillohet në qendër të Banskos nën qiellin e hapur - në sheshin "Nikolla Vapcarov", nga ora 20:00 deri në mesnatë.

Mësoni më shumë për Banskon nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Facebook /Bansko Rock Fest



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Para se të thuash jo" – grupi D2 kthehet në formacionin e tij origjinal

Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..

botuar më 25-09-29 6.00.PD

Mijëra njerëz do të ndjekin yllin botëror Robbie Williams në Sofje

Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..

botuar më 25-09-28 6.50.PD
Pamje nga fshati Poprellka në malin Rodopa

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shtri e sëmurë Rufinka”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов

botuar më 25-09-26 7.45.PD