Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C. Në Sofje do të jetë 14°C. Gjatë ditës do të kalojë një front i ftohtë atmosferik dhe në shumë zona të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu, stuhi me bubullima dhe breshër. Reshjet do të jenë më intensive në mbrëmje dhe gjatë natës duke u gdhirë e premtja. Era nga veriperëndimi do të forcohet dhe do të sjellë ajër më të freskët. Rreth orës 15:00 temperaturat do të lëvizin nga 24–25°C në pjesën veriperëndimore, deri në 37–38°C në Bullgarinë Juglindore, ku reshjet do të jenë të pakta ose do të mungojnë. Në kryeqytet temperatura do të jetë deri në 29°C.
Në male, paradite moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave me reshje dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi, e cila në mbrëmje do të zëvendësohet nga erë e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 25°C, ndërsa në 2000 m – rreth 17°C.
Në bregdetin e Detit të Zi, paradite do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira dhe në bregun verior reshje të shkurtra. Reshje të forta me stuhi dhe breshër priten gjatë natës para së premtes në bregun verior. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë mes 28 dhe 32°C. Temperatura e ujit të detit është 24–27°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 1 deri në 2 ballë.
Të premten, në Bullgarinë Jugore, përveç reshjeve do të ketë edhe breshër. Reshje intensive dhe të konsiderueshme priten gjatë natës në pjesën qendrore të malit Stara Pllanina dhe në zonat verilindore të vendit. Temperaturat do të bien dhe maksimalet do të jenë mes 25 dhe 30°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Kreu i partisë në pushtet GERB, Bojko Borisov, siguroi se vendi ynë do të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër naftës dhe gazit rus, raportoi gazetarja e BNR-së, Violeta Ashikova. “Mund t’u garantoj bullgarëve se Bullgaria do të..
Qeveria do të miratojë dhe do t'i paraqesë Asamblesë Kombëtare projektligjet për buxhetin e shtetit për vitin 2026, në versionin e rënë dakord me palët mbështetëse. Ky vendim u arrit pasi katër organizatat e punëdhënësve refuzuan të merrnin pjesë në..
“Të gjitha pikat në rrjetin e shitjes me pakicë të Lukoil funksionojnë dhe do të vazhdojnë të funksionojnë në gjendje normale.” Kjo thuhet në një njoftim për shtyp nga kompania në lidhje me informacionin e shpërndarë në disa media për ndërprerjen e..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë..