Kreu i shtetit Rumen Radev i dorëzoi ekipit tonë kombëtar të volejbollit të femrave nën 19 vjeç Pllakën e Nderit të Presidentit për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin e sportit bullgar. Rasti i çmimit ishte titulli botëror i fituar disa ditë më parë nga atletet bullgare në grupmoshën e tyre.
"Jam i lumtur të dëgjoj se tashmë po ëndërroni me zë edhe për titullin olimpik. Jini të sigurt se ne do t'ju mbështesim në çdo mënyrë për ta realizuar këtë ëndërr tuajën", tha Rumen Radev, i cituar nga BTA. Ai shtoi se kishte parë nga dritaret se si një klasë fëmijësh të vegjël bënin fotografi me ekipin kombëtar. "Sot bota është e juaja dhe ju jeni tashmë një idhull për mijëra fëmijë bullgarë", vuri në dukje presidenti.
Në një ceremoni në Sallën e Granitit të Këshillit të Ministrave, Zëvendëskryeministri Atanas Zafirov vlerësoi gjithashtu volejbollistet bullgare, si dhe Federatën Bullgare të Volejbollit. Ai i përgëzoi garuesit në emër të Kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe të gjithë qeverisë, duke e quajtur titullin që fituan një sukses historik.

“Në emër të ekipit, dua t'ju falënderoj. Është një nder dhe përgjegjësi e madhe për ne të mbrojmë flamurin e Bullgarisë. Jemi të lumtur që arritëm ta bëjmë këtë në mënyrën më të mirë”, tha kapitenia e ekipit Viktoria Ninova.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Rumen Radev, BTAPas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti përfaqësuesin vendas, Giovanni Mpetshi Perricard, me rezultat 7-6 (5), 6-1. Ndeshja zgjati pak më..
Grigor Dimitrov kthehet në fushë pas një mungese tre mujore për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në “Uimbëlldon”. Sonte ai do të përballet me francezin Giovanni Mpetshi Perricard në raundin e parë të turneut të serisë “Masters” në Paris, me një fond..
Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar majën e kontinentit të vjetër në kategorinë më të rëndë (+90 kg). Nën drejtimin e legjendave Petër..
Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar..
Grigor Dimitrov kthehet në fushë pas një mungese tre mujore për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në “Uimbëlldon”. Sonte ai do të përballet me..
Pas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti..