Burgasi, si një destinacion i arritshëm dhe tërheqës për turistët nga Turqia - ky është hapi tjetër për të tërhequr mysafirë nga fqinji ynë jugor në qytetin bregdetar dhe rajonin, njoftoi administrata komunale. Bullgaria është destinacioni i vetëm i huaj i prezantuar në numrin veror të së përditshmes turke Milliyet - një nga botimet mediatike më me ndikim në vend, i shpërndarë në të 81 provincat e Turqisë. Ky është rezultat i një fushate të synuar nga Ministria e Turizmit dhe Zyra Kombëtare e Turizmit në Stamboll, të cilat promovojnë Bregun Jugor të Detit të Zi si një vend të preferuar pushimesh midis turistëve turq.

Rajoni i Burgasit paraqitet në faqet e botimit me dy nga vendet më të vizituara - Ishulli Shën Anastasia dhe kompleksi turistik "Aquae Calidae".
Ato kombinojnë historinë, natyrën dhe një atmosferë unike që tërheq turistë bullgarë dhe të huaj gjatë gjithë vitit.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA, Krasimir Martinov
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..